KINE - Nje grua e konsideruar si shefja e nje zinxhiri prostitucioni ne nje qytet ne jug-perendim te Kines eshte ekzekutuar nga autoritetet e vendit aziatik.
Lajmin e bejne te ditur mediat kineze, sipas te cilave Wang Ziqi u denua ne vitin 2010 per vendosjen e qindra grave ne sallone bukurie ose ne hotele te ndryshme, duke i detyruar te ushtronin prostitucion.
Ajo dhe motra e saj u merrnin me force dokumentet e identifikimit femrave te tjera, ose ushtronin dhune ndaj tyre, raportojne burimet. Qyteti Congqing, ku ka ndodhur edhe ngjarja, ka qene ne vitet e fundit skene e nje ofensive te policise kineze kunder krimit te organizuar.
Nje gjykate ne metropolin ne jug-perendim te Kines denoi Wang Ziqi me vdekje ne gusht te vitit 2010, per ngritjen dhe drejtimin e nje organizate kriminale.
Ajo dhe motra e saj Wang Wanning i kontrollonin grate e rrjetit te tyre, pervec se duke u marre dokumentat, edhe duke u konfiskuar fitimet dhe duke i mbajtur nen kontroll njesoj sikur te ishin ne burg.
Wang Ziqi eshte nje nga shume boset e krimit te organizuar qe jane denuar me vdekje dhe me pas ekzekutuar ne Congqing qe prej vitit 2009.
Kryetari i Partise Komuniste te kesaj krahine, Bo Xilai, ka zhvilluar nje fushate te profilit te larte per te luftuar korrupsionin dhe shfarosur krimin e organizuar.
Categories: