Brittni Nicole Colleps (28), nënë e tre fëmijëve dhe ish – mësimdhënëse në një shkollë të mesme në Teksasin verior, është dënuar me pesë vjet burgim, për shkak se në shtëpinë e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me pesë nxënës 18-vjeçar.

Kolegji gjyqësor ka marrë vendim pas një seance prej tri orësh. Brittni Colleps është shpallur fajtore për 16 pika të aktakuzës, për shkak të marrëdhënieve të pashembullta ndemjet mësimdhënëses dhe nxënësve, për të cilën vepër parashihet burgim edhe deri në 20 vjet.
Brittni Colleps, e cila është e martuar, është denoncuar në polici pas publikimit të video incizimit të marrëdhënies së saj seksuale me disa nxënës.
Gjatë vitit 2011 ish mësimdhënësja e gjuhës angleze në shkollën e mesme në Kennedale, është takuar në banesën e saj me disa nxënës 18-vjeçar me të cilët ka kryer marrëdhënie seksuale në një periudhë kohore prej dy muajsh.
Tre ish-nxënës të saj, të cilët luajnë futboll dhe merren me atletikë, kanë deklaruar se veten nuk e konsiderojnë viktima dhe nuk dëshirojnë që ish-mësimdhënësja e tyre të dënohet.
Ata kanë shpjeguar se gjithçka ka filluar me shkëmbimin SMS porosive. Në kohën në mes takimeve seksuale, ata janë marrë vesh se si ta fshehin tërë këtë në mënyrë që mësimdhënësja e tyre të mos ketë telashe.
Read More ...

0 commenti


Në lidhje të drejtpërdrejtë ndodhej aktori i njohur Harry Belafonte, i cili u shfaq në një emision mëngjesor për të folur për dokumentarin me temë jetën e tij.
Prezantuesja e emisionit, pasi bëri një prolog të shkurtër, iu drejtua aktorit 84-vjeçar për të biseduar me të. Por përpjekja e saj dështoi, pasi Harry Belafonten e kishte zënë gjumi!
Prezantuesja me zor e mbante të qeshurën dhe u përpoq ta justifikonte të ftuarin, duke thënë se nuk flinte por linja kishte probleme teknike.
Read More ...

0 commenti


Shtatzënia ka bërë që këngëtarja Gjyste Vulaj të anulojë shumë koncerte e mbrëmje muzikore, ndërsa nga muaji shtator ajo do të shkëputet krejtësisht nga angazhimet deri pasi ta lindë foshnjën.
“Shtatzënia po më ecën krejt ndryshe se nga ç’prisja, më duhet të kem shumë kujdes, mjekët më kanë rekomanduar veç pushim, gjë që nuk pata mundësi t’i përmbahem… Jam si lule e këputur, jam pa qejf, e urrej këtë gjendje shtatzënë, me komplikime, tableta, injeksione, mërzitje. Por meqenëse e dua shumë bebushin e sapokrijuar, s’po më pritet ta mbaj në duar, të më falë gëzim, sepse më ka marrë malli për gëzim e kënaqësi shpirtërore”.
“Sa i përket profesionit, për shkak të shtatzënisë në gjendje kritike, e cila është shoqëruar edhe me probleme shëndetësore të tjera (kam fituar edhe bronkit), jam detyruar të anuloj disa shfaqje. Dhe nga shtatori deri në marsin e vitit 2013 do shkëputem krejtësisht nga angazhimet profesionale”, ka thënë këngëtarja për Panorama Plus.
Read More ...

0 commenti


Sharon Stone ka deklaruar se burrat “druhen” të krijojnë lidhje sentimentale me të, për shkak të statusit që ka në industrinë e kinematografisë. Aktorja 54-vjeçare, ka qenë e martuar dy herë dhe divorci i saj i fundit ka qenë në vitin 2004. 

“Nuk i duroj dot më tipat e Hollivudit, preferoj burrat e kulturuar, të huajt. Besoj se meshkujt duhet të mësojnë të përballen me egon e tyre. Dua të them: kur nisim të dalim çdo gjë është ok, por më pas suksesi im nis të bëhet problem”, ka thënë aktorja për revistën angleze OK!.
“Do më pëlqente të kisha një lidhje, mendoj se është diçka natyrale. Megjithatë mendoj se kam pasur fat në jetë. Mendoj për tre fëmijët e mi adoptivë, Roan, Laird e Quinn, dhe miqtë e mi, që më bëjnë të lumtur. Kam qenë në gjendje ti shërbejë komunitetit, duke bërë një punë të mirë dhe duke e bërë me zemër … Po, besoj se kam bërë një punë të mirë në jetë”, ka përfunduar diva e Hollivudit.
Read More ...

0 commenti


Tashme jemi mesuar me kengetaret tona, te cilat vazhdimisht kopjojne yjet e famshme boterore, si Beyonce, Rihanna, Lady Gaga, e shume te tjera.

Ne shume intervista qe kengetaret e estrades kane dhene, ato vazhdimisht i kane mohuar kopjimet, duke thene se ato vetem inspirohen nga idhujt e tyre. Mirepo kesaj here, si per inat, Tuna dhe Nora kane blere fustanin e njejte.
Kengetaret jane pare me fustan te ngjashem ne mbremjet muzikore qe kane mbajtur gjate veres. Ndonese fustani i njejte, dhe nuk dihet se kush e ka veshur e para, nuk ka asnje.

Read More ...

0 commenti


Rita Ora u ka dhënë fund spekulimeve për jetën e saj private. Në një intervistë në prapaskenë për MTV, ajo ka thënë: “Jo, nuk jam ”single”, por jam duke flirtuar”.

Mediat supozojnë se mashkulli misterioz me të cilin 21 vjeçarja është në lidhje, duhet të jetë Rob Kardashian, megjithëse këtë gjë ajo e ka mohuar në intervistat e mëparshme. Ndërsa pak kohë më parë, këngëtarja me origjinë nga Kosova zbuloi se dashuria e saj e parë ishte këngëtari Bruno Mars, të cilin e kishte takuar kur ishte 18 vjeç.
Read More ...

0 commenti