TIRANE - Shuhet ne moshen 86-vjecare Ramiz Alia. Udheheqes i dyte dhe i fundit komunist ne Shqiperi dhe Presidenti i pare i shtetit pluralist, mbylli syte mengjesin e soten rreth ores 7:00 ne spitalin e Senatoriumit ne kryeqytet.
Alia vuante nga nje komplikacion ne mushkeri, (trenboembolia pulmonare), dhe per kete arsye ishte shtruar disa here ne reanimacion, sic shpjegojne edhe mjeket. Se fundi ai u paraqit me probleme te renda te frymemarrjes dhe u intubua me oksigjen qe diten e pare. Ditet e fundit te jetes ai kishte veshtiresi ne frymemarrje, dhimbje te gjoksit dhe shtim te ritmit kardiak.
Ish presidenti-Ramiz Alia lindi me 18 tetor 1925 ne Shkoder. Ai u diplomua ne shkollen e Partise ne Moske (1954). Alia eshte nje nga figurat me te rendesishme te Partise se Punes se Shqiperise, i cili udhehoqi Shqiperine mes viteve 1984 – 1990. Gjate kesaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra te larta ne drejtim te PPSH-se, rrjedhimisht edhe te shtetit shqiptar.
Detyrat me te rendesishme kane qene: Sekretar i Pare i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kultures (1955-1958), anetar i Byrose Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-se per ideologjine (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Pare i KQ te PPSH-se (1985-1991) dhe kryetar i Keshillit Presidencial (1991).
Pas zgjedhjeve te para shumepartiake ne Shqiperi te zhvilluara me 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetet e PPSH-se, me 30 prill 1991 me propozim te PPSH-se e zgjodhi Ramiz Aline, President te Republikes. Pas zgjedhjeve te parakohshme parlamentare te 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozites i udhehequr nga Partia Demokratike, me 3 prill 1992 Alia dha doreheqje nga posti i Presidentit.
Per vdekjen e Ramiz Alise ka folur edhe Doktori Arjan Mezini. Sipas tij, “Alia kishte 4 dite i shturar ne spital dhe vuante nga nje semundje e vjeter”. Mezini shtoi se, me kerkese te familjareve trupi i pajete i Ramiz Alise do te traqnsferohet ne morgun e QSUT-se.
Doktori sqaroi se vete ministri i Shendetesise Petri Vasili eshte interesuar ne Sanatorium qe te kryen te gjitha procedurat posmortore.
Categories: