Te gjithe astronauteve nga mbare bota, NASA do t'u jape mundesi punesimi per udhetime hapesionore ne mbeshtetje te misioneve te gjata ne Stacionin Nderkombetar te Hapsires.

Houston: Ne fillim te nentorit NASA do te hap konkurs per astronautet te cilet do te mbeshtesin misionet e gjata ne Stacionin Nderkombetar te Hapsires.

Nasa ka sqaruar se kush mund te aplikoj per kete program tejet ambicioz dhe ne njefar forme edhe avanturier, qe jo pak njerez e enderrojne ne mbare boten.

“ Per shkencetaret, inxhinieret dhe profesionistet e tjere te cilet gjithjne kane enderruar te perjetojne fluturimet hapesinore, kjo eshte nje mundesi mjafte eksituese t’u bashkohen trupave astoronautike”, ka thene Janet Kavandi drejtues i ekipeve te fluturimit Qendren e Fluturimeve Hapesinore ne Houston.

Ai me tutje ka dhene edhe sqarime shtese se cfare mund te presin aplikantet e rinje qe do te perzgjidhen per kete mision. Sipas Kavandit fillimisht astronautet e perzgjedhur do te trajnohen ne Qendren e Trajnimeve per Astronaut dhe me pas ata mund t’i bashkangjiten misionit.

“Trajnimi i radhes do t’i mbeshtese misionet jashte stacionit dhe do te mberrije permes sistemit te transportit i cili eshte ne zhvillim e siper. Ata po ashtu do te kene mundesi te marrin pjese ne programet e vazhdueshme te NASA-s per eksplorim, e cila perfshine edhe misionet jashte Orbites se ulet toksore”.

Categories:

Leave a Reply