Një planet që rrotullohet rreth dy diejve është gjetur përmes teleskopit të Nasa-s ‘Kepler’.
Planeti i zbuluar është emëruar ‘Kepler-16b’, i cili besohet të jetë i pabanueshëm nga njerëzit pasi që nuk i plotëson kushtet themelore të jetesës njerëzore. Planeti është i ftohtë dhe i gazët sikurse Saturni.
Planeti i ri i zbuluar ndodhet diku rreth 200 vite dritë larg Tokës.
Siç dihet edhe në të kaluarën ka pasur spekulime se ekzistojnë planete të tillë si ‘Kepler-16’, të cilët rrotullohen rreth dy diejve, të njohur si ‘ planetë circumbinary’, ndërkohë që shkencëtarët thonë se ky është konfirmimi i parë i llojit të tillë të planetëve.
Përparësi e planetit ‘Kepler-16’ është që kur të mbarojë dita aty do të jetë mundësia që të shihen dy diej duke perënduar

Categories:

Leave a Reply