Aishe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka. 

Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër, 

Ndërsa babai i viktimësMuhamet Vata u përpoq sa mundi të shmangë përballjen me median, por në daljen e parë që pati nga shtëpia për të varrosur të bijën, u përplas direkt me pyetjen: “A e vratë ju vajzën tuaj?”. “Nuk e vrava unë time bijë”, u përgjigj fort ashpër Muhamet Vata, por toni i zërit të tij nuk ishte asgjë në krahasim me shikimin tërbues për guximin e ndërhyrjes. 

Duke bërë me dorë që të largoheshim, burri rreth të 60-tave u nxi edhe më shumë në fytyrë; sa nga momentet e nxjerrjes së arkivolit nga shtëpia, por më shumë nga pyetja jonë e dytë: “A ishit në dijeni se Ajshja kishte lidhje me ndonjë djalë?”. “Nuk kam ditur asgjë, as nuk di asgjë. Më lini të qetë të varros vajzën. Më lini rehat ta takoj për herë të fundit dhe t’i bëj nderimet për atë dynja”, thotë Muhamet Vata, duke e ngritur zërin gjithnjë e më shumë.

Sipas gazetës Panorama, ai dhe të tjerët rreth tij kërkojnë që të largohe nga shtëpia dhe bën të hyjë sërish brenda, edhe pse njerëzit po dilnin jashtë për t’iu bashkuar kortezhit mortor. Për një çast, ai ndalon dhe kthen kokën mbrapsht. Vjen me hapa të ngadaltë, duke tundur kokën: “A e kuptoni se po më dhunoni mortin? Shkoni në polici, e pyesni. Këtu ka mort dhe jo hetime. Nuk kam asgjë për të deklaruar, po merret policia me këtë çështje dhe policia duhet ta gjejë autorin. Mos e kërkoni më kot këtu”, shprehet Muhamet Vata, teksa një burrë e shkund për xhakete se duhet të nxitojnë për të nxjerrë arkivolin. 

“Po varros vajzën pa pasur kokën, e kuptoni dot këtë dhimbje? Apo nuk ekuptoni? Apo nuk doni ta kuptoni? Se po ta kishit kuptuar, as që do të kishit ardhur këtu. Nuk po ju pengoj në punën tuaj, shkoni merrni informacionet në polici, por as ju mos më pengoni në hallin tim, në dhimbjen time, në mortin e shtëpisë sime”, thotë teksa largohet i ati i viktimës.

Dyshimet e policisë janë bërë edhe më të mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javëshe shtatzënë. Kjo ka bërë që ekspertët të mbajnë edhe një kampion ADN-je për embrionin, me qëllim që nëse ky krim zbulohet të bëhet krahasimi i saj. Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Aishe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.
Read More ...

0 commenti


Kush tha se fshataret nuk janë seksi? Revista Playboy ka përzgjedhur bukuroshet nga Gjermania, Austria dhe Zvicra për të përgatitur një set me foto shumë seksi. Vajzat kanë përgatitur një kalendar për vitin që po vjen, me foto shumë provokuese.





Read More ...

0 commenti


Shikoni pamjet e kësaj video e cila bëri xhiron e botës!
Policët tërheqin zvarrë një djalë 10-vjeçar!
Një djalë i mitur, 10-vjeç, tërhiqet zvarrë tërësisht nga policia, e cila përdori dhe dhunë ndaj tij. Në pamjet filmike, citon alb-observer.com, duket qartë shoqërimin i dhunshëm për në policie edhe pse ai refuzonte. Ky “sjellje” e policëve ka shkathur reagime shumë të forta në Itali.
Policët nga ana e tyre pretendojnë se zbatuan vendimin e gjykatës, sipas të cilit, djali duhej kthyer në shtëpinë e të atit të tij. Por, vendosmëria dhe ekspozimi i fuqisë nga ana e efektivëve të policisë, shokojnë!
Incidenti u shënua në Cittadella.
Policët “arrestuan” djaloshin 10-vjeçar, me emrin Leonardo, jashtë shkollës së tij. Prindërit e tij janë ndarë, kështu kujdestaria e fëmijës ndodhet në epiqendër të konfliktit familjar.
Djali, deri më sot jetonte me të ëmën, gjë kjo që kishte shkaktuar reagimin e të atit të tij, i cili dedikon kujdestarin e tij nëpërmjet ligjit.
Menjëherë pas këtij incidenti, e ëma e 10-vjeçarit sëbashku me prindër të tjerë nga shkolla e Leonardos, organizuan protesta kundër dhunës së policisë dhe pro lirimit të djalit.
Ndërkohë, mësohet se mediat Italiane, u urdhëruan nga qeveria Monti të mos e publikojë këtë video, për arsye “etike” dhe për të mbrojtur të miturin./alb-observer.com/

Për më tepër shikoni pamjet shokuese të zvarritjes së 10-vjeçarit: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=RqvHQipLgwU

Read More ...

0 commenti

Pas suksesi që pati në vitin 2008 filmi “Taken” me personazhe shqiptarë në të, që prej ditës së sotme fillon të shfaqet në kinematë shqiptare pjesa e dytë e tij me protagonist aktorin Liam Neeson. 

Skenari i filmit i cili përsëri ka përfshirë në personazhet e historisë së tij edhe shqiptarë, është francezi Luc Besson njëherësh edhe producent i këtij filmi që nga seria e parë. Filmi ka marrë kritika të përziera ndërsa në fundjavën e tij të parë në kinematë amerikane është pozicionuar në krye të arkëtimeve me 50 milionë dollarë të ardhura nga shitjet e biletave. 

Në “Taken 2” interpretojnë ndër të tjera edhe aktorët, Maggie Grace, Famke Janssen dhe Rade Serbedzija. Ndërsa gjendet në Stamboll, ish agjenti i CIA-s, Bryan Mills ndiqet papritur nga ish e shoqja Lenore dhe vajza e tij, Kim. 

Por qetësia e asaj që konsiderohet si një pushim i bukur familjar tronditet menjëherë: babai i një prej kriminelëve shqiptarë të vrarë katër vite më parë nga Mills, gjatë aksionit që ai realizoi për lirimin e vajzës së tij të marrë peng, kërkon shpagim. Këtë herë është radha e Lenore që të bjerë në duart e rrëmbyesve dhe më pas edhe radha e agjentit Mills. 
Read More ...

0 commenti

Nuk i vjen mirë të përflitet nga publiku për diçka tjetër që nuk ka lidhje me muzikën, pasi siç thotë dhe vetë ajo, publiku e njeh për atë që është, - një këngëtare e zonja, dhe jo në formë tjetër. Dhe për të shuar gjithë fjalët dhe emrin e përbaltur sipas saj kohët e fundit në media, ajo shprehet: “Kam frikën që në kohën e fundit mediat po e keqpërdorin autoritetin dhe mundësitë e veta, duke ofenduar njerëz me aftësi të kufizuara apo me t’meta mentale. 

Shpesh e kam vërejt sheshit që disa individë bëjnë shaka me njerëz mentalisht të sëmurë apo ndonjëherë edhe tu i ngacmu fizikisht vetëm për me tregu “NAMIN” pranë të tjerëve, e edhe më keq është kur të tjerët “kënaqen së qeshuri” me këto sjellje… Këto sjellje tani janë pasqyruar fatkeqësisht edhe në media, dhe shfrytëzojnë njerëzit mentalisht të sëmurë për me argëtu publikun. Kjo tregon nivelin intelektual që ne e kemi, e më së keqi tregon nivelin human që ne e kemi!”. 

Tuna vijon me indinjatën duke thënë se: “JU KENI AQ SA MERITONI! Ndoshta tani është momenti me pa se në çfarë shkalle kemi rënë, e me punu n’at drejtim për me dal nga kjo krizë e përgjithshme që na ka kaplu n’përgjithsi. Unë thellë besoj që shumica nuk i përkasim këtij rangu (me ba shaka me njerëz të sëmurë) dhe kemi me reagu në ndonjë mënyrë për me i ndalu këto gjeste jo humane”. Kjo deklaratë e Tunës, vjen fill pas deklaratave publike që Vali Corleone ka bërë në emisionin e Arian Çanit, e më tej në Facebook-un e tij privat, deklarata këto që janë shpërndarë në të gjitha mediat. Në to, Vali shprehej se Tuna vdes të kryejë marrëdhënie me të dhe se kur të dojë ai, mund ta ketë këngëtaren në krevat.
Read More ...

0 commenti

Pacientja 50-vjeçare u vizitua nga një 48-vjeçar, i cili mesa duket nuk i ka rezituar kryerjes së marrëdhënieve intime. Ndonjëherë, seksi mund të bëhet vend e pavend. Ky është rasti i një çifti komask, që është bërë protagonist i një raporti seksual në spitalin e Erbas në provincën e Komos. Ajo, një paciente 50-vjeçare e operuar në femurin e këmbës, është vizituar nga një burrë 48-vjeçar, i cili mesa duket nuk i ka rezituar kryerjes së marrëdhënieve intime në repartin e ortopedisë.

Vizituesi ka qendruar në spital përtej orarit të lejuar dhe ka konsumuar një raport me pacienten e sapooperuar, përkundër faktit që nuk ishin vetëm. Në dhomë flinte një tjetër pacient, i cili nuk mori vesh asgjë për shkak të anestezisë. Por alarmi është ndezur nga vetë 50-vjeçarja, e cila për shkak të lëvizjeve të palejuara për një person të operuar, filloi të ulërasë gjithmonë e më fort, derisa kënaqësia u shndërrua në dhembje. 
Pasi ndjeu se shkaktoi "dëm", vizituesi vrapoi për të ikur me pantallona ende të ulura dhe gjatë arratisjes, edhe theu një vetratë të spitalit. Raporti i ndalouar i kushtoi dy protagonistëve një denoncim të dyfishtë. Ndërkohë që gruaja tashmë duhet të kryejë një tjetër operacion, sepse veprimet e kryera bënë që t'i lëviznin vidat që kishte në këmbë nga operacioni.
Read More ...

0 commenti



Ndoshta ndonjë prej këtyre fotove dhe u kujton Shqipërinë, atë të tanishmen, por edhe të disa viteve më parë.
Megjithatë këto janë foto që kurrë nuk do i shihni në ndonjë vend normal perëndimor.
Galeria e mëposhtme tregon se si transporti në disa vende arrin përmasa të çmendura.








Read More ...

0 commenti


Në banesën e fundit është përcjellë ditën e sotme trupi pa jetë i 18-vjeçares Ajshe Vata. Koka e saj nuk është gjendur ende, por as autori i këtij krimi të tmerrshëm.
Policia ka marrë në pyetje rreth 40 vetë por ende nuk ka dalë tek një konkluzion për të dyshuarin kryesor.
Në pyetje është marrë edhe një i ri 18-vjeçar nga Durrësi, i cili mendohet të ketë qenë i dashuri i saj.
Pistat kryesore ku po kryhen hetimet lidhen me vrasje pasionante që mund ta ketë kryer babai i fëmijës, ose me ndonjë konflikt të mundshëm në familje. Gjithsesi, nuk përjashtohet asnjë pistë tjetër.
Lajmi i mëparshëm
Mister vazhdon të mbetet ngjarja makabre që ndodhi ditën e djeshme në rrethin e Durrësit, ku u gjet e vrarë 18-vjeçarja Ajshe Vata me kokë të prerë.
Policia ka filluar hetimet, por gjatë 24 orëve nuk është bërë me dije ndonjë e re konkrete se ku mund të ndodhet koka e viktimës, apo cili është autori i krimit.
Si rezultat i ekspertizës mjekoligjore, bëhet me dije se e ndjera Ajshe Vata ishte shtatzënë në muajin e tretë.
Pista kryesore ku po kryhen hetimet, është vrasje për pasion, por nuk përjashtohet as mundësia e krimit brenda familjes.
Ajsha 18-vjeçare përgatitej për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Infermierisë. Ëndrrat e saj u prenë në mes natën e së enjtes, ku ajo u masakrua dhe u braktis në mes të fushës, pa kokë…
Policia ka shoqëruar në komisariat 40 persona, ndërsa pret të marrë në duar tabulatet telefonike, të cilat do të zbardhin telefonatat e fundit të saj.

Read More ...

0 commenti


Kush mund ta besonte se do të rridhnin ngjarjet kështu në qytetin e Pogradecit! Një shtetas 47-vjeçar vendosi të vetëflijohet duke u djegur, kur u njoftua se pushohet nga puna.
Ngjarja e dhimbshme ndodhi drekën e sotme para bashkisë së qytetit. 
Sipas bluve të Pogradecit, 47-vjeçari Gëzim Hamiti punonte në ndërmarrjen e pastrimit, por ai u lajmërua se është pushuar nga puna.
Tashmë ai ndodhet në spital dhe mësohet se si pasojë e plagëve të marra, është në rrezik për jetën.

Read More ...

0 commenti

Eminemi, i cili per nje kohe te gjate kishte numrin me te madh te adhuruesve tani gjendet ne vendin e dyte. Kengetarja Rihana ka me shume pelqime ne ‘Facebook’ sesa artistet tjere. Eminemi, i cili per nje kohe te gjate kishte numrin me te madh te adhuruesve tani gjendet ne vendin e dyte. Keshtu njofton ‘WENN’. Reperi kete vit arriti numrin prej 60 milione njerezish qe e pelqyen faqen e tij ne ‘Facebook’. Rihana tani ka 300 mije pelqime me shume. Ueb sajti njofton qe Shakira me 55 milione pelqime gjendet ne vendin e trete. Lejdi Gaga gjendet ne vendin e katert, ndersa Majkell Xheksoni ne te pestin.
Read More ...

0 commenti

Top-modejla e njohur nga Bosnje-Hercegovina me origjine keniane, Daniella Mijatoviq, ne profilin e saj ne Facebook ishte munduar qe te sqaronte diçka ne gjuhen shqipe per te gjithe miqte e saj shqiptare. 

Ne u interesuam te dinim dhe ky sqarim kishte te bente ne lidhje me nje deklarate te Princit Vali Corleone, i cili kishte thene ne programin “Zone e Lire” se ka pasur lidhje edhe me top-modelen.

Kur ajo u pyet ne se  e kishte takuar Corleonen, ajo tha konkretisht keshtu: “Nuk jam takuar me te, po te isha takuar ai me siguri do ta dinte qe une jam lindur ne Keni dhe kjo eshte arsyeja pse une jam e zeze. Nuk e di arsyen pse ai me ka permendur mua, sepse une nuk jam nje person i famshem ne Shqiperi.

Pra, çdo gje qe ka thene ai eshte genjeshter. Ai vetem flet per femra terheqese, per te cilat enderron, por nuk mund t’i kete”.
Read More ...

1 commenti

Si gjithmonë Rihanna “trondit” botën. Ylli i muzikës pop ka pozuar gjysmë nudo në foton e albumit të saj të ri, “Unapologetic”. Ajo në foto është e mbuluar nga fjalë, të cilat ka shumë mundësi janë titujt e këngëve që do të përmbajë ky album.
Read More ...

0 commenti

Cameron Diaz është njëra nga të pakëtat aktore të Hollywoodit me ide të qarta mbi martesën, familjen, fëmijët etj. Ajo është shfaqur rrezëllitëse në kopertinën e "Esquire", e fotografuar nga Terry Richardson. 

Përveç pamjes me të cilën di të befasojë gjithnjë, Diaz rrëfen se tashmë do të bëhet nënë, por kjo nuk ka lidhje me martesën sic thotë ajo.

Ka pak kohë që ka mbushur 40 vjet dhe vazhdon të mbetet skeptike e martesës. Ndërsa kur bëhet fjalë për një fëmijë ajo thotë se do ta donte.

“Martesa nuk është në planet e mia, nuk e doja kur isha 20 vjec, as kur isha 30. Tani ndjehem në gjendje të përballoj një shtatëzani. Për herë të parë në jetën time ndjehem e gëzuar që po plakem. Mendoj që jam në periudhën më të mirë të jetës sime, dhe mund të jap maksimumin e energjive të mia. Fizikisht ndjehem më e fortë tani që jam 40 vjeç se sa kur isha 25”, shtoi ajo.
Read More ...

0 commenti

Vijon misteri i kufomës së 18-vjecares, e cila u gjet e masakruar pa kokë mëngjesin e djeshëm në Durrës. Familjarë dhe të dashur i kanë dhënë lamtumirën e fundit paraditen e sotme 18-vjecare mes lotëve, pasi nuk kanë mundur të vajtojnë dhe përcjellin sic duhet vajzën e tyre, koka e së cilës nuk është gjetur ende. 

Fakte tronditëse janë zbardhur sot, pasi nga ekzpertiza paraprake është konstatuar se vajza ishte 3 muajshe shtazënë. Po sipas ekpertizës, autori i krimit i ka prerë kokën vajzës dhe nuk janë vërejtur shenja të tjera dhune në trup, ndërkohë që ekspertiza e detajuar mjeko-ligjore pritet të dalë pas rreth 2 javësh. 

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë shoqëruar 40 persona nga fshati, familjarë si dhe nga shkolla. 

18-vjecarja Ajshe Vata,  e cila priste të ulej në auditoret e Fakultetit të Infermerisë, u gjet e masakruar ditën e djeshme në një arë me misër, në afërsi të mbikalimit të Fllakës (në hyrje të rrugës për në Xhafzotaj). nga një banor i zonës. 

Hetuesit e çështjes sqarojnë se po bëhet kontroll i imtësishëm i banesës për të gjetur ndonjë gjurmë, ndonjë adresë të lënë nga viktima, si dhe po verifikohen tabulatet telefonike me qëllim identifikimin e autorit (autorëve) të krimit. Burimet e mësipërme sqarojnë se po hetohet në disa pista, ku më kryesore është një krim i mundshëm brenda familjes, dhe një krim për pasion. 

Aishja ishte femija e tretë e familjes dhe mësohet se ajo ka rritur dy motrat dhe vëllain e saj më të vogël, pas vdekjes së të ëmës rreth 5 vite më parë. 

Ngjarja Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:00 një banor i fshatit Xhafzotaj-Fermë, teksa kishte shkuar në arën e tij për të mbjellë misër, ka gjetur kufomën e një femre të vrarë dhe me kokë të prerë. Ai ka parë rreth e rrotull, por ka vënë re se koka nuk ekzistonte fare në vendin e ngjarjes. I terrorizuar, banori ka njoftuar policinë. Forcat e policisë së Shijakut dhe ata të Drejtorisë së Qarkut Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Xhafzotaj. Policia ka njoftuar banorët e fshatit për të këqyrur trupin e viktimës me qëllim identifikimin e saj. Ishte Muhamet Vata që ka identifikuar vajzën e tij, Ajshe Vata 18 vjeçe. Kryefamiljari e ka njohur vajzën e tij nga rrobat që mbante veshur si dhe nga të dhënat trupore. 
Read More ...

0 commenti