Edhe pse duket I paarritshëm  për disa vajza shqiptare nuk ka qënë i tillë. Holliwood ëndrra e cdo artisti tashmë është khtyer në realitet për disa vajza shqiptare. Dhe numri I tyre nuk është i vogël dhe po rritet me shpejtësi. Të bukura, të talentuara dhe me një vullnet të hekurt ato ia kanë dalë.
Në këtë listë të vajzave shqiptare kemi përshirë disa prej tyre, të cilat aktualisht po lakohen në të gjithë botën. Emrat e tyre dhe prejardhja shqiptare po zënë faqet e mediave të huaja.



        

Angela Martini

Martini është cilësuar si një nga modelet më të veçanta, falë tipareve të saj mesdhetare dhe formave të lakuara në kufijtë e perfeksionit. Aktualisht Angela po merret me lançimin e linjës së saj të të brendshmeve, ku modelja më e mirë për t’i reklamuar është vetë ajo.

Rita Ora

E para dhe më e përfolura e momentit është sigurisht këngëtarja Rita Ora. E rritur në Britani, vajza vetëm 22 vjeçe nga Kosova, është prezente në të gjitha faqet e shtypit të huaj. Kjo falë talentit dhe zërit të saj të mrekullueshëm, por edhe falë mbështetjes së madhe që po merr nga labeli i Jay-Z, bashkëshorti i një prej yjeve botëror më të famshëm e të suksesshëm, siç është Beyonce. Rita Ora me këngën e saj “Hot right Now” dhe R.I.P qëndron në krye të klasifikimeve britanike.


 Eliza Dushku

Aktorja shqiptare Eliza Dushku vazhdon me sukses projektet e saj në kinematografinë amerikane. E njohur për gjithë publikun shqiptar, sidomos për tatuazhin e saj me shqiponjën dykrenare që ia ka treguar gjithë botës, Eliza është padyshim një nga vajzat shqiptare më të famshme në Holliwood.


Bleona Qerreti

Ajo vazhdon të na befasojë ditë pas dite me të rejat e saj. Në një intervistë të fundit për mediat tona ajo rrëfente miqësinë e saj me Al Pacinon. Por surprizat e saj nuk mbarojnë këtu.
Bleona tani do të provojë tashmë edhe eksperiencën e saj si aktore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen zyrtare të saj në Twitter vetëm pak ditë më parë, ku ka shkruar: “Hello Albania, shumë shpejt do të dëgjoni surprizën time të radhës, ku unë luaj në një film që shumicën e kohës flas shqip! Nuk ju them dot më shumë, ju dua shumë, shumë, shumë, god bless Albania!” është shprehur ajo, ndërsa më vonë zbuluam se bëhet fjalë për një film të cilin ajo do ta luajë përkrah një aktori shumë të famshëm hollivudian.

Emine Cunmulaj

Pa dyshim Emine Cunmulaj është modelja shqiptare më e njohur në botë, status të cilin ajo e ka arritur me shumë punë e përpjekje. Emine Cunmulaj, 27–vjeçare, prej vitesh jeton në SHBA dhe është një nga figurat e njohura të botës së modës. Ajo ka sfiluar në pasarelat e Nju–Jorkut, Parisit, Londrës, Milanos etj. Pak modele kanë pasur rastin të pozojnë për kopertinat e revistave më të njohura botërore, si: “Vogue”, “Elite” dhe “Fashion”, në të cilat shqiptarja Emine ka qenë shpesh në cover. Së fundmi, e larguar disi nga bota e pasarelave, Emine po kërkon suksesin përtej të qenit si modele.









Categories:

Leave a Reply