Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmijë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Balldren ku një fëmijë, mosha e të cilit nuk bëhet ende i ditur është përplasur për vdekje nga një kamion.
 
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
Read More ...

0 commenti

GJIROKASTER- Një nënë me djalin e saj adoleshent janë ndaluar sot në Kakavijë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet iu gjet plot 24.5 kg marijuanë. 


Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se automjeti tip ‘Mitsubishi’ me targa BOK, prodhim i vitit 1996 drejtohej nga shtetasja Ermira Beqiraj që udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjecar drejt Greqisë. Pas kontrollit të ushtruar në atumjte u zbulua se në brendësi të 4 dyerve të makinës ndodheshin 173 pako me marijuanë. 

Policia kufitare e Kakavijës sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ndërsa ndaloi drejtuesen dhe djalin e saj. 

Nga hetimet paraprake mësohet se Ermira Beqiraj e ka blerë drogën në Shqipërinë e Mesme. Ajo bashkëjeton me një shtetas grek në Volos të Greqisë. 
Read More ...

0 commenti

Gjatë një tentative për të grabitur një argjendari, autori ka qëlluar me levë pronarin e dyqanit, duke e plagosur këtë të fundit. 

Ngjarja e rëndë e radhës ndodhi në Vlorë në lagjen "28 Nëntori", pranë Kinoteatrit, kur një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në argjendari për të grabitur.

Autori, në pamundësi për të vjedhur ka goditur me levë pronarin e argjendarisë. 
Read More ...

0 commenti



Claudia Lynx është një aktore dhe modele, e lindur në 8 qershor, 1982 në Teheran dhe është konsideruar nga fansat e saj si femra më e bukur në botë. Nëna e saj është nga Norvegjia dhe babai nga Iran.


Read More ...

0 commenti

Reperi Xhej-Z dhe bashkëshortja e tij Bjonse, janë shprehur të pakënaqur me komentet e Kim Kardashian, që ka e fundit ka bërë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora. Bjondja 21 vjeçare, është pjesë e shtëpisë diskografike të Xhej-Z, Rok Nation dhe mendohet se është në lidhje dashurie me vëllnë e vogël të familjes Kim Kardashian, Rob. Arsye e pakënaqësise së çiftit të këngëtarëve Xhej-Z dhe Bjonse është një “status” në Twitter i Kim, e cila shkraunte se vëllai i saj ka nevojë për një vajzë të mirë në jetën e tij, shkruan “The Sun”. Një burim i afërt me këngëtaret, i ka thënë kësaj gazete se Beyonce dhe reperi JayZ, nuk janë aspak të kënaqur me këtë reagim të Kim.
Read More ...

0 commenti

Modelja dhe akorja ka treguar edhe nje ane te fshehte te karakterit te saj.


Kelly Brook është përpjekur të tregojë se nuk ka modele më të mirë se ajo, kur bëhet fjalë për foto në dhomën e gjumit. Bukuroshja 32-vjeçare ka pozuar me të brendshme mbi shtrat për një shërbim fotografik të revistës "FHM", ndërkohë që ka shpalosur edhe faktin se ka një anë të errët brenda personalitetit të saj të butë në dukje.

Ish-fituesja e çmimit ""FHM Sexiest Woman in the World" ka luajtur së fundi rolin e një femre fatale në komedinë "Keith Lemon: The Film" e ndër të tjera ka pohuar se karakteri i shfaqur aty nuk është edhe aq larg saj në jetën reale. "Di të jem edhe e pistë në jetën reale, mirëpo s'kam menduar të shkoj asnjëherë prapa një mashkulli vetëm për para'", ka treguar ajo për revistën. Bukuroshja, e cila në të kaluarën ka qenë e lidhur me aktorë si Jason Statham dhe Billy Zane, tani po shijon historinë e dashurisë me yllin e regbisë, Thom Evans.
Read More ...

0 commenti

Pas largimit te Ledri Vules nga labeli "BabaStars", konfirmohet edhe nje largim tjeter.

Menaxheri i ketij grupi, Drin Zatriqi ka zyrtarizuar doreheqjen nga posti i tij menaxherial.
"Fansa, prej dates 17 Gusht 2012, me vetedeshire, ne koordinim te plote me te gjithe anetaret e BABASTARS, pa asnje lloj mosmarreveshje, kam vendosur qe poziten e menaxherit t'ia le dikujt tjeter, per shkak te shume obligimeve dhe prioriteteve personale te mia dhe angazhimit tim ne pune te re", thuhet ne njoftimin e publikuar ne faqet zyrtare te BabaStars, ne rrjetet sociale Facebook e Twitter.


Zatriqi ka shtuar se ai "ka qene, eshte dhe do te mbetet BabaStars", duke konfirmuar se as ne te ardhmen nuk do te mungoje perkrahja dhe kontributi i tij per kete label.
Tutje, behet e ditur se "grupi per momentin eshte me mire se kurre, pasi kane ardhur kuadro te reja dhe eshte duke u punuar me te madhe dhe se grupi eshte veç ne zgjerim e siper".


Ne baze te ketij njoftimi, fansat shume shpejt do te degjojne hite te reja nga BabaStars qe jane gati dhe videoklipe qe jane ne pergaditje e siper.
“BabaStars” vleresohet si nje nga grupet me te njohur shqiptar, qe veçanerisht koheve te fundit ka shtuar numrin e anetareve. Ky grup u krijua nga ish-anetaret e grupit “Baba Records” dhe ishte Getoar Selimi ai i cili solli idene per bashkim.


Pas perçarjes se grupit “Babarecords”, qe perbehej nga Tingulli 3’nt, Skillz, Kaos, Don Pizhi, Singullar, Viagra, Dj Blunt, Real 1 e Dj Flow, Getoar Selimi se bashku me bashkethemeluesin tjeter te grupit “Tingulli 3’nt”, Agon Sylejmani (Big Xik), ne vitin 2010 vendosen qe te themelojne nje grup te ri, qe e quajten Baba Stars.
Perveç kengetareve nga Kosova qe iu bashkuan, grupi kete vit u zgjerua edhe me disa kengetare nga Shqiperia.
Read More ...

0 commenti


Life Style-Gjykata e Parisit ka dënuar një të përditshme franceze me 2.000 euro gjobë pasi ka publikuar, fotografinë me rroba banjoje të zonjës së parë të Francës, Valerie Trierweiler.

Për gjyqtarin, bashkëshortja e presidentit Fransua Hollande, e cila kërkoi për këtë publikim dëmshpërblim prej 30.000 euro nuk mund të injoronte, faktin e shfaqjes në publik me bikini, ndërsa po pushonte në plazhin e rezidencës zyrtare me kreun e shtetit francez.Fotografia e realizuar gjatë muajit gusht, ku bashkëshortja dhe presidenti Fransua Hollande, shfaqen në det me rroba plazhi, hapi mjaft polemika në Francë.Ndonëse zonja e Parë që vjen nga fusha e medias, u përpoq të bllokonte publikimin e këtyre fotografive intime, nuk ia ka dalë mbanë dhe imazhi përfundoi në shumë të përjavshme franceze, e më pas u përhap në mbarë botën.Sipas disa kryeredaktorëve të revistave që botuan foton, kompleksi i zonjës së parë lidhet me linjat jo të përkryera trupore të saj dhe ky fakt e ka irritur pa masë atë.
Read More ...

0 commenti


Ndonëse partnerët e tyre janë miq të mirë dhe shëtisin botën në ture të përbashkëta, Beyonce nuk ka ndërmend të shndërrohet në një shoqe me Kim Kardashian, të cilën sipas mediave amerikane duket se ajo e përçmon thellësisht. 

Këngëtarja dhe vajza e famshme e “reality-show” nuk kanë një marrëdhënie të mirë të përbashkët dhe siç raportoi revista amerikane “TMZ”, ato e shmangin njëra-tjetrën dhe pothuajse nuk flasin fare as kur ndeshen midis tyre.
Së fundmi, në një festival që po zhvillohet në FiIadelfia, Beyonce i bëri një shmangie publike Kim, duke sjellë raportin midis tyre në qendër të vëmendjes.

Një burim i afërt me këngëtaren, deklaroi për “New York Daily News”: “Kim dhe Beyonce nuk kanë pothuajse asnjë marrëdhënie midis tyre. Në koncert u ulën në pjesë të ndryshme të skenës dhe Beyonce nuk e mësoi prezencën e saj deri në fund të shfaqjes” 
Read More ...

0 commenti


Këngëtarja provokuese, e cila më së shumti njihet për fundshpinën e saj, kësaj radhe është fotografuar e zhveshur në vaskë. Ajo thotë se i pëlqen shumë masazhi dhe uji i nxehtë. Për herë të tretë brenda pak ditësh, këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Zvicër ka befasuar fansat e saj me paraqitjet tejet ekstravagante.

Pas publikimit të videos, në të cilën ajo dridhte të pasmet para kamerës, si dhe videoklipit të xhiruar në New York, që shumë shpejt janë bërë mjaft të popullarizuara në internet, Shkëndija ka ndërmarrë një aksion të ri.
Ajo tani ka publikuar foto, në të cilat shihet e zhveshur në vaskë, në shtëpinë e saj, pas një interviste në një radio në Cyrih. Fotot “e nxehta” i ka shoqëruar me komente. “O çfarë kohe e keqe këtu në Cyrih. Tani të kënaq vetëm masazhi, wellness, sauna etc.”, – ka shkruar ajo.

Shkëndija ka treguar se “kur bie shi, e kënaq vetëm uji i nxehtë në vaskë”.
Read More ...

0 commenti

Video Gazmore

Klikoni ketu per te pare videon: http://www.youtube.com/watch?v=MZV1DvRs1UE&feature=player_embedded
Read More ...

0 commenti