Modelja 20-vjeçare Kate Upton e konsideruar si një prej femrave më të bukura në botë, po ngjit në mënyrë të rrufeshme shkallët e karrierës në botën e modës. Pasi i rrëmbeu koopertinën e revistës “Sports Illustrated” të famshmes Irina Shayk, amerikania seksi ka realizuar disa fushata në të cilat ka nxjerrë edhe një herë më shumë në pah hiret e saj të jashtëzakonshme.
Në një intervistë për revistën prestigjioze “Cosmopolitan” ajo rrëfen celësin e të qënit seksi dhe sekretet e saj në mënyrën se si bën për vete një mashkull.
“Për mua, në mënyrë që të dukesh seksi duhet të dukesh sikur po argëtohesh me të vërtetë shumë. Në mënyrë që të bësh këtë, duhet të dukesh e shpenguar dhe kryesorja është që flokët të jenë të shkatërruar”, u shpreh Upton.



Categories:

Leave a Reply