Diva i kërkoi rivales më të re në moshë që të ngjiteshin bashkë në skenën e koncertit në qytetin e tyre të lindjes, New York.  Lady Gaga ka injoruar shansin për të gjetur paqen me "armiken" Madonna, e cila kishte ftuar rivalen më të re në moshë për t'u ngjitur bashkë në skenën e koncertit të "Yankee Stadium" në qytetin e tyre të lindjes, New York. Mirëpo, Gaga ka refuzuar ofertën, pasi është shumë e zënë me turin e saj "Born this way Ball".
Menaxheri i saj Vincent Herbert ka konfirmuar: "Madonna e telefonoi Gagan për t'i kërkuar të këndonin bashkë në 'Yankee Stadium'. Ishte menaxheri i saj që na kontaktoi dhe tha se Madonna do të pëlqente që Gaga të këndonte me të". Herbert ka ngulmuar se vendimi i Gagas për të refuzuar Madonnan, s'ka të bëjë aspak me konfliktet e tyre të gjatë. "Ajo vërtet uronte se mund ta bëntë diçka të tillë, aq sa u shpreh: 'Nëse e bëjmë, le t'i dhurojmë paratë për bamirësi'. Por thjesht Gaga është shumë e angazhuar me turin e saj...".

Categories:

Leave a Reply