Bleona Qerreti konfirmon sërish marrëdhënien e afërt me aktorin e famshëm të hollivudit Al Pacino. E ftuar në një emision televiziv të drejtuar nga gazetari Enkel Demi në Televizionin Publik Shqiptar, Qerreti tha se “me Al Pacinon dalim për dreka dhe darka vazhdimisht”. Ajo deklaroi gjithashtu se këngëtaren e famshme Rihana e ka komshije në një pallat pasi jeton në katin e 16-të.
Duke komentuar videon nudo e cila u shfaq para publikut pak ditë më parë Bleona pranoi se ishte shokuar por deklaroi se aty “u shfaq gjithçka që mund të dukej në trupin tim”. E pyetur për linjat trupore, Bleona tha se “Arian Çani më ka ndihmuar ta bëj trupin bombë fare. Ai është oponenti i imazhit tim si personazh publik por më kanë ndihmuar që tia arrij objektivit”.
Më tej Bleona komentoi edhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke deklaruar mbështetjen për Barack Obamën. “Unë votoj për Obamën. Mendoj se do fitojë ai pa marrë parasysh se ai i mirë apo i keq si President për SHBA-të, pa marrë parasysh se çfarë do ndodhë më vonë është arritje për Amerikën që është një president që hyn në historinë e këtij vendi”, u shpreh Bleona.
Categories: