Quhet Giovana Silva, me profesion prostitutë dhe prej disa orësh ka fituar titullin e më të bukurës mes kolegeve të tij. Konkursi për të zgjedhur më të bukurën e “punonjëseve të seksit” u zhvillua në një qendër tregtare të Belo Horizontes, një qytet i Brazilit jug-perëndimor. Qëllimi i manifestimit ka qenë lufta ndaj paragjykimeve dhe dhunës.
Dymbëdhjetë prostituta kanë sfiluar në pasarelë dhe fituese është zgjedhur Giovana 25-vjeçare, me emrin e artit “Mara”. Çmimi për fituesen ka qenë 3 mijë sterlina dhe një kontratë publicitare. Vetë fituesja është shprehur e “lumtur që mori pjesë dhe sidomos për vëmendjen që i është rezervuar profesionit të tyre”.
Presidenti i shoqatës së prostitutave braziliane, që ishte edhe ideatori i konkursit, ka konfirmuar synimin e mirë: “Minas Gerais ka rreth 80 mijë prostitua, duke kërkuar legalizimin dhe të drejta. Çdo ditë, prostitutat duhet të luftojnë kundër dhunës, torturave, por sidomos kundër paragjykimeve. Dhembja e tyre nuk mund të injorohet”.
Categories: