Aktori i famshëm turk i njohur më shumë nga seriali ‘Ezel’, Kenan Imirzalioglu, ka pranuar se është homoseksual, shkruajnë mediat ballkanike.
“Ezeli” ka thënë se më nuk mund të fsheh për orientimin seksual dhe të aktrojë se i dashuron femrat.
“Nuk mund të jetoj më me gënjeshtra”, citohet të ketë thënë aktori, i cili nuk ka dashur të ndjekë rrugën e aktorit tjetër nga seriali ‘Sulejmani i Madhërishëm’, Burak Ozçivit, i cili po ashtu është zbuluar se është homoseksual mirëpo ka fshehur orientimin seksual.
Aktorin, të cilin femrat e adhurojnë ndërsa meshkujt janë xheloz, para disa kohësh papritmas është ndarë nga bukuroshja turke Zejnep Beserler me të cilën ishte në lidhje gjashtë vite.
Sa është ky lajm i vërtetë që qarkullon nëpër mediat turke dhe ballkanase pritet të shihet në ditët në vazhdim a do të ketë demant nga vet aktori.
Categories: