Aktori i njohur francez, Jean-Paul Belmondo, 79 vjeç, ka vendosur të ndahet nga e fejuara e tij belge, e cila është 37 vjeçe. 

Lajmi është konfirmuar nga avokati i aktorit i cili është shprehur se vendimi është marrë nga vetë Belmondo, i cili sipas avokatit, i kishte thënë se pas viteve të bukura që kishte kaluar me të fejuarën e tij, kishte vendosur të ndahej prej saj.

Sipas informacioneve të përhapura në media, prapa këtij divorci fshihen edhe disa çështje ligjore lidhur me një borxh prej 200 mijë eurosh që aktori i kishte dhënë 37-vjeçares blege, Barbara Gandolfi, ish-modele e Playboy, me të cilën është lidhur në vitin 2008 pasi e kishte takuar në një restorant. Dyshohet se 37-vjeçarja e ka shfrytëzuar aktorin e madh Belmondo për t’i zhvatur para, të cilat më pas përfundonin në llogarinë bankare të ish-bashkëshortit të saj me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Categories:

Leave a Reply