Është 24 vjeçe dhe që e vogël është shpërngulur në Itali, kur ishte në moshën 6- vjeçare. Ka qenë tifoze e flaktë e futbollit, por është bërë fotomodele. Me një fizik të mrekullueshëm, vajza e cila studion Juridik, po bëhet emër i njohur në mbarë Italinë. E bukur, e ëmbël, miqësore, është kjo bukuroshja shqiptare Nada Zhiti. Në një intervistë për mediat atje, ka thënë se ka frikë të pozojë nudo për shkak të mentalitetit dhe karakterit të shqiptarëve.

Nada, na trego si ka filluar aventura juaj si modele… Pasioni im, sidomos për fotografinë, ka lindur në moshën 16 vjeçe. Unë kam qenë gjithmonë pak iniciatore në këtë drejtim. Në verë kthehesha në Shqipëri për familjen time, këtu kisha një pasion të madh për fotografinë, shpesh bëja fotosesione në plazh. Një herë gjatë fotosesionit në plazh, kisha një propozim nga një djalë, të cilit i thashë “jo”, sepse primare kisha studimet e jo dashurinë. Këto ishin pak a shumë hapat e mi të parë në fushën e modës, ku gradualisht fillova të kuptoj se mund të shpreh diçka përmes trupit, fytyrës, buzëqeshjes etj. Në provën e parë, keni pasur siklet e drojë? Kuptohet që kam pasur pak siklet, sepse puna është me kamera dhe aparate fotografike. Kjo nuk është lojë, sepse mund të stopojmë dhe të bëjmë një foto duke buzëqeshur, apo një foto për pasaportë, por fotosesionet janë diçka më shumë: ‘’Unë nuk mendoj, por veproj”. Çfarë është fotografia për ju dhe çfarë kërkoni nga fotografi gjatë fotosesionit? Ajo që unë shoh në fotografi, është një gjendje e përcjellë me ndjenja. Ideja e fotografisë, e realizuar sidomos kur jam si subjekt, nuk është se duan të më shohin mua si person i bukur që jam, por unë dua të jap diçka më shumë brenda një fotoje. Nëse fotografi është i humbur, atëherë ne duhet të kuptojmë pse lipset të ket ë b a s h k ë p u n i m mes fotografit dhe modelit. Do të doja që fotosesionet e mia të jenë ato që unë kërkoj. Gjithmonë përpiqem që të shoh nëse kam dhënë diçka të bukur në atë foto, nëse shprehja ime është e vërtetë apo jo e mjaftueshme. Sa e njihni trupin tuaj dhe çfarë marrdhënieje keni me imazhet nudo? Trupi im është një shprehje se cila jam, shfaq personalitetin tim, duke qenë në gjendje për të standardizuar gjithçka, duke fillu ar nga fytyra ime. Kam një marrdhënie normale, si të gjitha femrat. Ka pasur momente kur jam ndier e bukur, e përkryer, pasi mendoj se bukuria është pasqyrë e një pjese të brendshme. Jam përpjekur gjithmonë për të shmangur rastet e pozimit nudo. Në shoqëri nuk janë gjithmonë vetëm paragjykimet dhe frika, puna është se nëse në të ardhmen në karrierën time mund të kem pasoja prej këtij lloj pozimi. Çfarë ndodh nëse papritur mund të ndaloni modelizmin? Për fotografi nuk mund të them mjaft. Ndoshta me kalimin e kohës pasioni për fotosesione kalon, nuk e di ndoshta do bëja diçka për të ndryshuar e plotësuar veten time. Ju gjithashtu merreni edhe me aktivitete të tjera, promovoni produkte të ndryshme… Punoj për ‘’Red Bull’’ që nga viti2010, rastësisht zbulova një punë këtu, një mik më tha se kërkonin një vajzë si modele. Më tha se konkurenca është e lartë, provova dhe fitova, duke qenë se më pëlqen kontakti me njerëz, të punoj në reklama, madje edhe të jem imazh i ndonjë kompanie apo lokali. Jeta është e shkurtër dhe ne duhet të jemi në gjendje që të kemi një bagazh mjaft të madh. Në fund të bisedës sonë mund të na tregoni Nadën pas aparatit? Unë jam një femër e fortë, kam bërë shumë gjëra të ndryshme si në reklama, studimet për drejtësi që i kam mbaruar… E konsideroj veten një vajzë të bukur, me personalitetin që më lejon të bëj shumë gjëra të ndryshme, asnjëherë nuk jam statike, kështu që unë doja të ndryshoja.

Categories:

Leave a Reply