GADISHULLI I BALLKANIT- Ne literaturen kroate thuhet se fjala turke ballkan ka kuptimin e vargmaleve pyjore. Ne lashtesi, nje koder ne Evropen jugore eshte quajtur Haemus e qe lexohet Hemus. Bullgaret e kane quajtur Stara planina (Mali i Vjeter). Me vone, me kete emer eshte quajtur i tere gadishulli. Nga fjala Ballkan kane lindur edhe fjlae ofenduese, si p.sh. ballkanezer ne vend te fjales ballkanas. Ka raste kur fjalen Ballkan, europianet e perdorin ne kuptimin e sjelljes barbare dhe te pakulturuar, duke pretenduar se ballkanasit jane te tille. Ne kete kuptim, sllavet e perdorin termin balkanstvo dhe balkanshtina. Ka raste kur perdoret edhe termi ballkanizem ne kuptimin: prej nje teresie te caktuar, te krijosh pjese te shumta.
Gadishulli i Ballkanit ndodhet ne Europen juglindore. Shtrihet ne jug te lumenjve Danub dhe Drava, ndermjet detit Adriatik e Jon ne perendim, Detit Egje e Detit te Zi ne lindje dhe Mesdheut ne jug. Ne pikepamje gjeografike dhe kulturore, Gadishulli i Ballkanit I takojne keta popuj: SHQIPTARET, GREKET, SERBET, BULLGARET(dhe sllavo-maqedonasit), malazezet dhe boshnjaket. Ne gadishull jetojne edhe: vllehte (aromune, cincare), hebre, grupi etnik sllavo-foles me fe islame_ (ne vende te ndryshme quhen me emra te ndryshem), rome, turq etj.
Ne pikepamje gjeografike, Turqia dhe Rumania nuk jane pjese e Gadishullit te Ballkanit. Turqia eshte shtet i Azise, por Stambolli ndodhet ne pjesen evropiane, ne ngushticen e Bosforit. Qe te dyja pretendojne se jane pjese e gadishullit. Kroacia nderkaq, nuk eshte pjese e Ballkanit, as gjeografikisht, as ne pikepamje te kultures. Per dallim nga turqit dhe nga rumunet, te cilet pretendojne qe te pakten ne pikepamje historike i takojne Gadishullit, kroatet nderkaq, kategorikisht e mohojne se jane popull ballkanik. Ata thone se nuk i takojne Ballkanit, as gjeografikisht, as historikisht dhe as ne pikepamje kulturore. Ballkanas per kroatet, ka kuptimin i prapambetur, parak, I paqyteteruar. Kroatet thone se jane pjese e Europes Qendrore dhe se kane kulture perendimore. Duke qene popull katolik, sikur edhe sllovenet, ndodhen ne veri te LIMES THEODOSIANA (Vijes se Theodosit). Kroatet parapelqejne te theksojne se kane qene nen sundimin, jo te Perandorise Osmane, por te nje perandorie perendimore, asaj Austro-Hungareze.
Ne lashtesi, ne gadishull, jetonin pese popuj kryesore: Iliret, Greket e vjeter, Maqedonasit e lashte dhe Trakasit, nje popull indoeuropian antik qe banonte ne nje hapesire te gjere, prej Karpateve deri ne Egje dhe prej Morave deri ne Detin e Zi. Trakia eshte rajon historiko-gjeografik i gadishullit qe laget nga Deti i Zi, nga Marmaraja dhe nga Egjeu. Sot eshte pjese e Bullgarise, e Greqise dhe e Turqise. Nderkaq, ne veri te Danubit shtrihej Dakia (sot Rumania) e banuar nga DAKASIT.
Ne mesjete, ne gadishull jetonin kater popuj me kapacitet perafersisht te barabarte: SHQIPTARET, GREKET, BULLGARET dhe SERBET. Bullgaret formuan mbreteri qysh ne shekullin IX. Mbreteria serbe u formua ne fillim te shekullit XIII (1217). Shqiptaret ne mesjete, per dallim nga bullgaret dhe serbet, nuk arrijne te krijojne nje mbreteri te veten. Me fjale te tjera, ne mesjete shqiptaret kishin ngelur pas fqinjeve te vet. Edhe kah mesi i shekullit XIX, shqiptaret, ne krahasim me fqinjet ballkanike ngecin. Greqia, Serbia dhe Bullgaria e fitojne pavaresine nga Turqia. (Bullgaria formalisht e shpall pavaresine me 1908). Pavaresia e shqiptareve arrihet, jo me pare se me 1912. Njefare baraspeshe qe ka ekzistuar ne mesjete midis ketyre kater popujve, ne shekullin XIX dhe gjate tere shekullit XX, crregullohet. Serbet dhe Greket forcohen. Bullgaret ngecin. Shqiptaret nderkaq, per shume arsye, ndahen ne gjashte shtete, hyjne ne diktature dhe defaktorizohen.
Me perjashtim te malazezeve, te sllavo-maqedonasve dhe te myslimaneve (boshnjake), sot SHQIPTARET jane Pika me e dobet e rajonit. Kishte qe thonin se shekulli XXI eshte shekull I shqiptareve. Po del se nuk paskesh qene ashtu. Shqiptaret nuk tregohen ne shkallen e duhur te pergjegjesise historike.
Sulmet e osmaneve ne Gadishullin Ballkanik nisen ne vitin 1356. Me 1478 nje pjese e madhe e gadishullit ra ne duart e turqve. Popujt e pushtuar te gadishullit, ndonese i ruajten gjeresisht gjuhet dhe fete e tyre, nuk e fituan pavaresine para shekullit XIX.
Me gadishullin nderlidhet edhe CESHTJA LINDORE qe nenkuptonte problemet e pushtetit turk ne Evropen juglindore dhe ne pjesen lindore te detit Mesdhe. Ceshtja lindore ka te beje edhe me historine politike te vendeve te Ballkanit dhe atyre te Lindjes se Afert lidhur me ngritjen dhe terheqjen e pushtetit otoman. "KRIZA LINDORE" e madhe lindore ne vitet 1875-78 filloi me kryengritjet antiosmane ne BH dhe ne Bullgari dhe me pretendimet e Rusise qe me lufte te kete pozite dominuese ne Ballkan. Problemet e Ballkanit u shtruan edhe ne tryezat e kancelarive te fuqive historike te kontinentit, perfshi edhe marreveshjet dypaleshe, si: TRAKTATI I SHEN-STEFANIT(1878), KONGRESI I BERLINIT (1878), KONFERENCA E AMBASADOREVE ne Londer (1912-1913) me TRAKTATIN E PAQES NE LONDER maj 1913) me te cilin perfundoi Lufta I Ballkanike; PAQJA E BUKURESHTIT (l913) qe i dha fund Luftes II Ballkanike; KONFERENCA E PAQES NE PARIS (1919) dhe TRAKTATI I PAQES I VERSAJES, i nenshkruar me 1919 ne Sallen e pasqyrave ne Versaj afer Parisit.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX, fuqite e medha krijuan termin CESHTJA E BALLKANIT. Ishte nje emertim I rendomte per nje sere problemesh dhe kundertheniesh qe u shfaqen ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX, si rezultat i dobesise dhe i renies se sundimit ottoman ne gadishull. Procesi i shpejtuar i shkaterrimit te te "SEMURES SE BOSFORIT" Turqise, i terhiqte ne rajon fuqite e medha te kohes. Austro-Hungaria dhe Rusia, pastaj Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, ne vendet e sapocliruara te Ballkanit krijonin folete e veta. Depertimin ne gadishull, fuqite e medha e mbulonin me parulla te ndryshme: "MBROJME LIRINE E POPUJVE TE KRISHTERE"; "RUAJME PAQEN DHE STATUS-QUO.
Konflikti i interesave te fuqive te medha historike, te cilat ne fillim te shekullit XX tanime ishin ndare ne dy blloqe, u reflektua sidomos ne Ballkan. Neper gadishull kalonte rruga e depertimit gjerman ne Lindje DRANG NACH OSTEN (Depertim drejt Lindjes, d.m.th. drejt vendeve te Europes Lindore dhe Lindjes se Afert e te Mesme. Kjo politike kishte per qellim te kompensoje VONIMIN e Gjermanise ne ndarjen e territoreve ne bote midis fuqive te medha. Pakenaqesia gjermane dhe depertimi i saj drejt lindjes shkaktoi Luften e Pare Boterore. Drang nach Osten ishte synim edhe i Rajhut te Trete). Interesi kombetar i popullit shqiptar ne Ballkan, ka qene dhe eshte ne perputhje te plote me politiken gjermane, perkatesisht me interesin e faktorit gjerman. Me 1912-13, popujt e Ballkanit, te lidhur ne ALEANCE e sulmuan dhe e thyen Turqine. Me pas, pjesetaret e deriatehershem te aleances, per tokat e fituara nisen luften mes tyre. Filloi BELLUM OMNIUM IN OMNES (Lufta e te gjitheve kunder te gjitheve). Ne kete kohe, Ballkani u quajt FUCI BARUTI. Ceshtjet e rajonit do te shtrohen ne Londer. Perfaqesuesit Ruse ne Konferencen e ambasadoreve ne Londer mbrojten qendrimin se shqiptaret, gjate sundimit osman, kane qene ne sherbim te Stambollit. Si te tille, ata nuk meritojne te kene shtet. Me kete qendrim te Moskes u pajtuan edhe Parisi me Londren. Vendet mike te shqiptareve, Gjermani, Austro-Hungaria dhe Itali a mezi ja dolen te nxjerrin nje gjysme shteti shqiptar.
Nga kjo rezulton se fajin per copetimin e Shqiperise ne Londer (1912-13), me pare se te fuqite e medha, shqiptaret duhet ta kerkojne ne vetvete. Keshtu sepse pese shekuj kane qene kunder vetvetes dhe ne sherbim te sunduesve. Pas ketij dekomponimi dhe fragmentarizimi te trungut dhe te teresise shqiptare, pasoi viti i mbrapshte i Ismail Kadarese, kur ne Shqiperine e pergjysmuar kishin hyre ushtrite e vendeve te rajonit dhe te kontinentit. Gjithsej shtate sosh. Me Paqen e Bukureshtit (1913) perfundoi ne gadishull Lufta II Ballkanike. Me traktatin e paqes krahina antike e Maqedonise u nda ne tri pjese: me teper se gjysma, me Selanikun dhe Trakine perendimore, i takoi Greqise (Maqedonia e Egjeut); rreth 35% te ketij territori i ra Serbise (Maqedonia e Vardarit); nderkaq dic me teper se 10% i mbeti Bullgarise (Maqedonia e Pirinit). Rumania e mori Dobruzhen jugore. Pjesen e fituar ne Bukuresht, Serbia e humbi ne Jajce te BH-se, kur Josip Broz Tito-ja e mbajti Mbledhjen II te AVNOJ-it (KACKJ) dhe nga ajo cope e krijoi Maqedonine e sotme. Lidhur me vendimet politike te "kroatit Tito" Dobrica Qosiqi do te thote: "Ate qe serbet e fitojne me lufte, e humbin ne paqe".
Pas Luftes I Boterore, gadishulli u nda ndermjet Greqise, Shqiperise, Bullgarise dhe Serbise (Jugosllavise). Turqia mbajti vetem Stambollin dhe tokat rreth tij. Serbia ne kete kohe shquhej per "EKSKLUZIVITETIN ORTODOKS". Ne Ballkan mbeten te pazgjidhur edhe ceshtje te ndryshme territoriale greko-bullgare dhe bullgaro-rumune. Pjese e problemeve te gadishullit po behet edhe kontesti rreth emrit ndermjet Athines dhe Shkupit. Mbase VMRO-istet synojne rishqyrtimin e vendimeve te Konferences se Paqes ne Bukuresht (1913) kur krahina me emrin antic Maqedoni u nda ne tri pjese. Duhet shtuar se lidhur me kete kontest, Turqia eshte e vetmja qe haptazi anon nga sllavo-maqedonasit.
Me shperberjen e Jugosllavise se AVNOJ-it me 1991, ceshtje territoriale te pazgjidhura u paraqiten edhe ndermjet ish-republikave te federates. Me fjale te tjera, Ballkani pati trazira edhe ne fund te shekullit XX, qe nga viti 1991 deri ne vitin 1995. Ne Bosnje dhe Hercegovine u ndez nje konflikt i eger etnik. Serbia nuk mund te pajtohej me zhberjen e perandorise serbosllave, ndaj sulmoi Sllovenine, Kroacine, Bosnjen e Hercegovinen dhe Kosoven. (Agresioni serb ne Slloveni zgjati dhjete dite. Komandohej nga gjenerali serb Petar Gracanin). Ceshtjet territoriale ne rajon krijojne nga vendet e gadishullit armiq te papajtueshem_.
Ne Ballkan, qysh ne fillim te shekullit XIX e deri pas Luftes se Dyte Boterore, u paraqiten ide per krijimin e nje federate te shteteve Ballkanike. Pa i permendur synimet serbo-greke te fillimit te shekullit XIX, koncepti i pare per krijimin e nje federate te tille paraqitet ne vitet '60 te shekullit XIX. Koncepti per krijimin e nje shteti te madh ballkanik i cili do te perfshinte vendet e ish-Jugosllavise, Bullgarine dhe Shqiperine u quajt BALLKANIA. Knjazi serb Mihajlo Obrenoviqi, i cili sundoi ne vitet 1860-1868, ishte ideatori i krijimit te shtetit te madh te serbeve dhe te bullgareve ne pjesen qendrore te Ballkanit. Kjo ide bazohej "ne traditat shtetformuese dhe shtetndertuese te popullit serb dhe atij bullgar ne mesjete". Kjo ide i perfshinte edhe hapesirat e Shqiperise. Ne te vertete, Ballkania serbo-bullgare nenkuptonte PUSHTIMIN e trojeve etnike shqiptare nga serbet dhe nga bullgaret. Ne kete periudhe (vitet '60 te shek. XIX), shqiptaret ende nuk konsideroheshin subjekt politik. Per shume arsye, ky koncept ekspansionist i kryeministrit serb Ilija Garashanin (1812-1874), autorit te Nacertanies (1844), per shume arsye - deshtoi.
Ne momentet kur rreth ceshtjeve ne Ballkan implikoheshin fuqite e medha te kohes, e sidomos kur nderhyrjet e tyre nuk ishin ne favor te Serbise, atehere serbet lansonin parullen: "BALLKANI BALLKANASVE". Me kete nenkuptohej qe fuqite e medha (antiserbe) te mos nderhynin ne punet e rajonit. Idete per krijimin e (KON)FEDERATES BALLKANIKE jane shfaqur edhe gjate shekullit XX. Nga fundi i shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX, projektin politik te bashkimit te shteteve te Ballkanit, e mbeshtetnin kryesisht socialistet dhe majtistet e tjere te vendeve te gadishullit. Nga fundi i shekullit XIX, kjo ide u perhap brenda levizjeve socialdemokrate te vendeve te Ballkanit, si ALTERNATIVE ndaj synimeve ekspansioniste te elitave nacionaliste te shteteve te sapoformuara. Kominterna, idete e socialdemokrateve serbe te fundit te shekullit XIX dhe te fillimit te shek. XX, i mori si baze te politikes se vet ndaj Ballkanit. Komunistet e Kominternes konsideronin se nje federate socialiste e vendeve te Ballkanit: "...do te paraqiste te vetmen rrugedalje nga rrethi djallezor I urrejtjes nacionaliste; do te parandalonte copetimin e gadishullit ne shtete te vogla; do te bente te mundur daljen nga mjerimi dhe do t'I jepte fund shfrytezimit imperialist".
Pas Luftes se Dyte Boterore, Josip Broz Tito-ja dhe disa udheheqes te tjere te Evropes Lindore, shqyrtuan mundesine e bashkimit te shteteve te gadishullit dhe formimin e nje republike federative te Ballkanit. Nen premisen qe ne luften civile greke te fitojne partizanet, atebote ne kete federate ballkanike do te perfshihej edhe Greqia. Per krijimin e kesaj republike federative ballkanike ishte i njoftuar edhe udheheqesi i komunisteve bullgare Georgi Dimitrov (1882-1949). Rreth kesaj ceshtjeje ka marre pjese vepruese edhe BRSS-ja. Pas rezolutes se Informbirose me 1948, marredheniet e Jugosllavise me vendet e Evropes Lindore - nderpriten. Rrjedhimisht, nderpriten edhe bisedimet per nje aleance te mundshme te vendeve te Ballkanit.
Duke mbajtur parasysh faktin se ne gadishull mbizoterojne kryesisht popujt sllave, te cilet historikisht i jane mbeshtetur Rusise bizantine, krijimi i nje federate apo confederate ballkanike, asesi s’ka qene dhe nuk eshte ne dobi te popullit shqiptar.
Gjate LUFTES SE FTOHTE fuqite e medha i kishin te perkufizuara sferat e interesit, perkatesisht zonat e ndikimit. Pasojat e saj reflektoheshin edhe ne Gadishullin Ballkanik.Kjo lufte ndermjet vendeve perendimore dhe bllokut sovjetik filloi qysh ne vitin 1945. Ajo u intensifikua sidomos pas vitit 1947 dhe zgjati deri me 1990. Me 1989 presidentet Bush dhe Gorbacov, ne nje takim te nivelit te larte ne Malte, e shpallen luften e ftohte zyrtarisht te perfunduar. Regjimet komuniste te Traktatit te Varshaves ne Evropen Lindore rane. NATO-ja e ndryshoi rolin e vet.
Me 1994 NATO-ja peruroi partneritetin per paqe, si hap i pare per t'u bere anetar i saj me te drejta te plota. Pas perfundimit te luftes se ftohte, kontinenti i vjeter u shnderrua perkohesisht ne nje hapesire PA zona ndikimi dhe pa sfera interesi. SHBA-ja, RUSIA dhe BE-ja, jane fuqi politike ekonomike dhe ushtarake historike. Paraqitja ne skene e fuqive te reja globale dhe rajonale, sic jane: KINA, INDIA, BRAZILI dhe TURQIA shpie ne menyre te pashmangshme ne krijimin dhe ne riperkufizimin e zonave te ndikimit, perkatesisht te SFERAVE TE INTERESIT. Gara per shtrirjen e ndikimit nga ana e fuqive te medha globale dhe rajonale, paralajmeron RINGJALLJEN eluftes se ftohte. Fuqite e medha sot synojne te zbatojne politiken e forcimit te pozicioneve te veta dhe te dobesimit te pozicioneve te kundershtarit, duke perdorur me kete rast te gjitha mjetet e mundshme, me perjashtim te luftes.
Sot ne Ballkan jetojne: Popuj me perkatesi etnike te ndryshme; Popuj me histori, me kulture dhe me perkatesi fetare te ndryshme. Po te perjashtohen sllovenet dhe kroatet, te cilet edhe ashtu nuk i takojne Gadishullit, do te shihet se popujt e Ballkanit, ne pikepamje te zhvillimit ekonomik, ndodhen pak a shume ne nje shkalle te barabarte; Popuj, kryesisht te TRE KONFESIONEVE: te konfesionit ORTODOKS, te konfesionit KATOLIK dhe te konfesionit ISLAM ku bejne pjese edhe bektashinjte. Pjesa me e madhe e popujve te Gadishullit jane te besimit ortodoks. Ne Ballkan ka edhe grupe etnike te konfesioneve te tjera, sic jane hebrenjte etj. Ne rajon, si ne shume vende te rruzullit, ka edhe ateiste, te cilet parapelqejne te mos i takojne asnje religjioni. Mbase ka edhe te tille qe besojne ne Zot, por jo edhe religjioneve. Keshtu sepse ato i konsiderojne sajimete njeriut.
Gadishulli Ballkanik ka pozite gjeografike STRATEGJIKE. Eshte KRYEURE qe lidh Europen, Azine dhe Afriken. Nepermjet ujerave detare te tij, arrihet ne Suez dhe dilet ne Lindje te Mesme e ne Gjirin Persik, pikerisht te vendburimet e naftes. Ujerat e rajonit shpijne ne Bosfor, qe lidh Detin e Zi dhe Marmarane. Ngushtica e Gjibraltarit nderkaq, con ne oqeanin Atlantik. Fuqia e madhe qe eshte e pranishme ne gadishull, e ka afer edhe Europen Perendimore edhe Rusine - ne lindje. Per shkak te pozites gjeografike strategjike, per Ballkanin mund te jene te interesuara, si fuqite globale, ashtu edhe ato rajonale, si per shembull: SHBA-ja,BE-ja, RUSIA, TURQIA. Ne te ardhmen edhe KINA. Uashingtoni eshte i preokupuar ne rajone te tjera te botes, ndaj Ballkanin mund t'ia lere BE-se. Ne nje pjese te Ballkanit, SHBA-ja mund ta angazhoje edhe Turqine. Sidomos kur BE-ja tregohet politikisht impotente. Duke qene se Pekini eshte larg dhe per t'u bere fuqi politike, ekonomike dhe ushtarake globale i duhen edhe nja tri dekada, atehere del se gara per Ballkanin mund te zhvillohet ndermjet Rusise, Gjermanise (si forca kryesore e BE-se dhe nje nga shtate shtetet me te zhvilluara dhe me te industrializuara ne bote) dhe Turqise, e cila, pas nja 10-15 vjetesh, pretendon te behet ekonomia e dhjete e botes. Rusia kryesisht eshte ortodokse; Gjermania - katolike, luterane dhe protestante; nderkaq Turqia - kryesisht islame.
Fuqite e medha, ne rajone te caktuara te botes hyjne mbi disa baza: Mbi bazen e komponentit ETNIK. Per shembull Rusia hyn ne Ballkan me arsyetimin se popuj te caktuar te gadishullit i takojne familjes sllave. Ruset gjate shekujve XVIII dhe XIX synonin te gjenin ithtare te e vet ne Ballkan me arsyetimin "JEMI VELLEZER PER NGA FEJA"; Mbi bazen e komponentit FETAR; Mbi bazen e LIDHJEVE HISTORIKE; Mbi bazen e perkatesise QYTETERIMIT te caktuar. Ka edhe arsyetime te tjera me te cilat fuqite e medha e justifikojne politiken e tyre hegjemoniste, ekspansioniste, imperialiste, kolonialiste dhe dominuese. Per shembull Kina nje dite mund te thote: Territori im eshte i ngushte per gjithe kete popullsi timen, ndaj medoemos te shtrihem pertej kufijve te mi. Ky ekspansion eshte arsyetuar ne histori me teorine e hapesires jetesore. Duke qene se shqiptaret u perkasin tre konfesioneve, krijimi I sferave te interest ne rajon nga fuqite e medha mbi bazen e konceptit “Vellezer per nga feja” do te ishte per ta fatale. Kjo do te shkaktonte boshnjkizimin e kombit shqiptar ne Ballkan. Asnje fuqi e madhe nuk mund ta vere nen kontroll tere Ballaknin. Secila fuqi e madhe do te depertonte aty ku beson se do te ishte i mirepritur dhe do te bazohej ne njeren nga komponentet e siperthena - etnik, konfesional, historik, kulturor etj. Per t'iu shmangur ndeshjes eventuale te interesave te fuqive te medha rreth rajonit - Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina - per nje duhet ta kerkojne perspektiven e tyre ne organizmat euro-atlantike.