E zgjedhur si gruaja më seksi e planetit, Rihanna mbretëron me një pozë të “Nënës Natyrë” moderne, në kopertinën e numrit të fundit të 'Esquire'.
Para objektivit të fotografit, Rihanna është shfaqur plotësisht nudo, thjesht me disa alga që mbulojnë pikat më kritike dhe intime të trupit të saj.
E lagur dhe e egër, këngëtarja nga Barbados është kthyer kështu të zhvishet, duke shfaqur fizikun e vet.
Rihanna ka dashur që me këto imazhe t’i mbyllë gojën të gjithë atyre që e konsideronin jashtë forme, por mbi të gjitha mori një revansh mbi “rivalen” e përjetshme Lady Gaga, me të cilën lufton kopertinë për kopertinë.
Sherbimi fotografik i revistës së përmuajshme është i tëri për t’u shijuar e pse jo, edhe për t’u komentuar...
Categories: