Nese jeni miqte e Dave e Angela Dawes jeta shume shpejt mund t’ju buzeqeshe.
Cifti anglez qe te premten e kaluar fitoi llotarine Euromillions duke fituar 101 milione sterlina (rreth 116 milione euro), ka vendosur te beje milionere 20 miqte e tyre me te ngushte dhe te afermit.
Cifti qe momentalisht jeton ne nje studio ne Wisbech, afer Cambridge, fituan cmimin me te larte ne histroine e Britanise se Bashkuar.
Dave Dawes, 47 vjec kontrollor ne Premier Food dhe Angela Dawes, 43 vjec, vullnetare ne British Heart Foundation, kishin luajtur edhe dy here te tjera ne Euromillions para se premtes.
“Nuk do te qendrojme ne banesen tone, eshte shprehur zonja qe tashme ka marre mbiemrin e bashkeshortit, dhe tashme jemi duke planifikuar nje martese te nje stili te larte qe me perpara nuk mund ta perballonim, te kompelutuar me unaza me shume karat”.
Z.Dawes, tifoz i zjarrte i Chelsea, ka deklaruar se, do te bleje nje shtepi ne Londer prane stadiumit te skuadres se tij te zemres.
Cifti, te martuar shume vite me pare dhe me femije te rritur ka vendosur te perdore pasurine e fituar edhe per te ndihmuar te tjeret dhe ka deklaruar se kane bere nje liste te 20 njerezve, kushdo qe i ka ndihmuar gjate jetes se tyre, duke ju dhuruar 1milion sterlina secilit.
Z.Dawes te dielen i ka raportuar shefit te tij se nuk mund te punoje me dhe tani eshte zyrtarisht ne pension, edhe bashkeshortja e tij u shpreh se do te jete e veshtrie te kthehet perseri ne dyqanin ku ajo punonte si vullnetare deri javen e kaluar.
Te dy jane te nje mendimi se kane fituar nje shume te tepruar parash dhe sigurojne qe do te japin shume per bamiresi shoqatave qe merren me femijet.
Categories: