Qe iktusi dhe semundjet kardiovaskulare parandalohen para se gjithash ne tavoline, eshte nje fakt i njohur mire.

Jane shume ushqime te rekomanduara per te mbrojtur shendetin e zemres sone dhe per te permiresuar qarkullimin e gjakut, duke mbajtur arteriet e pastra, shumica e te cilave jane fruta te tokes.

Nje gje tjeter qe dime eshte se, per drejtuar zgjedhjen e zarzavateve dhe frutave, ne menyre qe ushqimi yne te jete i ndryshem dhe i shendetshem, duhet te jete me ngjyra.

Se bashku keto dy informacione dhe lajmin e sotem per te parandaluar iktusin, ne duhet te perqendrohemi ne fruta dhe perime me ngjyre te bardhe ose me tul te bardhe si, lulelakra, radhiqe belge, dardha, molla, preshi, kerpudhat, kastraveci, etj.

Sygjerimi vjen nga universiteti Wageningen (Hollande), i cili pasi ka studiuar me kujdes zakonin e te ushqyerit te 20 mije personave te rritur te ndjekur per me shume se 10 vjet, zbuluan se vetem ata qe hanin zakonisht ushqimet e permendura me lart kishin nje reduktim te rrezikut nga goditjet ne tru.

Ne menyre te vecante, nje konsum i madh i frutave dhe perimeve me tul te bardhe, duket se edhe 25 gram ne dite, rreziku i iktusit ulet me 9 %.

Nese mendoni qe nje molle peshon rreth 170 gram, nuk eshte e veshtrie per te plotesuar nevojat e perditeshme te substancave te perfshira ne keto prodhime te shkelqyera te natyres.

Hipoteza qe frutat dhe perimet me ngjyre te bardhe mund te rezultojne pozitive kunder iktusit nuk eshte per t’u habitur, per shkak te substancave te pasura qe prej kohesh i atribuohen aftesise per te ndikuar ne shendetin tone.

Vetem mendoni per komponentet e shumte te sulfurit i pranishem ne laker dhe qepe, hudher dhe pras, shume te studiuar, si dhe per potencialin e veprimtarise se tyre antitumorial, duke perfshire aftesine per te zvogeluar nivelin e kolesterolit ne gjak dhe rregullimin e procesit te koagulimit, mpiksjes.

Ne thelb, duke qene se jane edhe produkte te sezonit, molla, dardha, lulelakra, kerpudha, nuk duhet te mungojne ne tryezat tona vjeshterore.

Categories:

Leave a Reply