E dime qe grate vuajne nga varesia ndaj ushqimit, droga dhe alkooli, apo nga shoping-u. Por ka shume pak kerkime mbi varesine e grave ndaj seksit. Ne te vertete, edhe ato vuajne nga kjo patologji.

Kur flitet per varesi ndaj seksit, e para gje qe na vjen ne mendje lidhet me te “semurin”, qe me patjeter duhet te jete mashkull. Ne fakt, jemi mesuar me kete gje nga mediat. Ne te vertete, edhe grate vuajne nga kjo patologji. Nje terapeutist amerikan ka vendosur te rrezoje nje tabu qe per shume kohe ka mbetur “nen gjurmet e shoqerise”. Nje studim i sakte ka nxjerre ne pah tashme detaje te tjera.

Sipas doktor Robert Weiss, drejtor i “Sexual Recovery Institute” ne Los Anxhelos, per kete lloj varesie kane gjetur shpetim shume gra. Po flasim per nje shifer, ku numri i pacienteve gra, sipas periudhave kalon nga 8 deri ne 12 per qind. Edhe pse mund te duken shifra shume te uleta, ne te vertete nuk jane. Sipas mjekut ka shume mundesi qe te behet fjale per nje nenvleresim te situates.

Shume gra, nga ana tjeter, e frenojne kete problem nga frika e paragjykimeve te njerezve qe i rrethojne. Pjesa me e madhe e femrave e jetojne varesine nga seksi si tabu qe transformohet ne burim turpi dhe pengese ndaj kerkeses per keshillim. Ja se si e shpjegon doktor Weiss: “Mediat na thone se varesia seksuale godet vetem burrat, te pakten kjo eshte ajo qe na bejne te besojme.

Burrat tradhtojne grate, shkojne me prostituta, shkojne ne klube striptistesh, vizitojne sajtet porno e shume e shume gjera te tjera. Dime qe grate vuajne nga varesia ndaj ushqimit, droga dhe alkooli, apo nga shoping-u. E verteta eshte se ka shume pak kerkime mbi varesine e grave ndaj seksit”.

Pasiguri dhe ankth

Sipas studimeve te fundit, ata qe jane te prekur nga varesia ndaj seksit, kane me shume ankth dhe jane me te pasigurt ne krahasim me te tjeret. Ne menyre shkencore flitet per OOSCH, akronim i marre nga anglishtja “Out of Control Sexual Behaviours”, ose ndryshe sjellje seksuale jashte kontrollit. Kjo tipologji sjelljeje eshte nen “lenten” e shume seksologeve dhe psikologeve qe prej kohesh po studiojne pasojat dhe shkaqet.

Mes tyre edhe psikologia klinike Karen Faislander, nga “Massey University” i Zelandes se Re. Ne studimet e saj, doktoresha eshte interesuar per anen emotive te nje varesie te tille, duke u perpjekur te shpjegoje se si mund te ndihet nje person i prekur nga varesia ndaj seksit. “Fjala varesi ndaj seksit shpesh nuk kuptohet si duhet dhe nenvleresohet. Nuk ekziston asnje trajtim i vlefshem i njohur deri me sot. Nuk e dime se çfare e shkakton dhe si ta trajtojme. Por eshte e mundur te analizojme efektet dhe e kemi bere kete”, shpjegon doktoresha.

Ekipi i saj studioi rreth 600 persona te prekur nga varesia ndaj seksit, i nenshtruan ndaj nje pyetesori shume te gjere dhe te perqendruar te shqetesimet e tyre dhe studiuan rezultatet. Vetem 407 persona nga 600 gjithsej, pavaresisht anonimatit te pyetesorit per motive te ndryshme e pranuan varesine nga seksi. Faktori i dyte dhe me i rendesishmi ishte se pothuajse te 600 vullnetaret pranuan se vuanin me shume nga ankthi dhe pasiguria per gjerat, sidomos nese u duhej te nisnin nje lidhje te re romantike.

Te dhenat e marra ne konsiderate ne studim ishin te shumta. Sjelljet seksuale u analizuan nga çdo pikepamje: çdo vullnetari iu kerkua, duke nisur nga seksi, sa kohe kalonin duke pare material pornografik online, nese kishte qene ndonjehere protagonist i episodit te prostitucionit aktiv ose pasiv, se kishte rene ndonjehere pre e studimit per te bere seks ne publik. Por mjeket thone se ajo qe duhet te kujtojme gjithmone eshte se aktiviteti seksual normal nuk eshte vetem kenaqesi, por mund te na ndihmoje per nje jete me te gjate dhe sigurisht edhe me te lumtur. Mbi te gjitha, seksi eshte nje analgjezik shume i mire.

Kjo per merite te plote te hormonit ositoksine, i cili prodhohet nga trupi yne sa here qe ne kryejme marredhenie seksuale dhe eshte pergjegjes per arritjen sa me te mire te nje orgazme. Fale ositoksines arrihet realizimi i endorfines, qe ne nivel trupor provokon ndjenjen e kenaqesise dhe kerkon t’u jape me shume frymemarrje edhe dhimbjeve artikulare e muskulore ose ndoshta te zgjidhe dhe dhembjen e kokes. E kunderta ndodh me personat sekosdipendente. Me shume se sa kenaqesia nga nje marredhenie, ata mund te konsiderohen si te semure qe u ka ardhur ora e ilaçeve, ne te kundert behen agresive dhe te dhunshem.

Categories:

Leave a Reply