Grushti ne sy, shuplaka apo ndonje shtyrje lehte, te gjitha keto jane forma te dhunes qe jane te papranueshme ne shoqeri, por keta burra te famshem kane harruar t’u permbahen ketyre rregullave. Ne kete grup bejne pjese edhe emra te njohur si Nick Carter, Terrance Howard, Charlie Sheen, Mel Gibson, Chris Brown, Nicholas Cage...
Nicolas Cage
Dikur ishte tejet i famshem, si per femra, ashtu edhe per filma, por se fundi kualiteti i tij si aktor ka rene pertoke, ndersa ketij fenomeni i ka shtuar edhe disa foto policia. Gruan e tij te trete Alice Kim, kohe me pare e ka sulmuar ne nje sallon tatuazhesh, ndersa cifti grindjen e kishte vazhduar ne rruge, ku Nicholas e kishte grushtuar ate dhe disa vetura perreth, cka kishte shtyre policine ta arrestoje.
Chris Brown
Kengetari i pashem kishte humbur nje numer te madh fansash, kur e kishte treguar anen e tij te dhunshme dhe ate kunder ish te dashures Rihanna, te cilen e kishte bere per spital duke e rrahur brutalisht me grushte dhe shqelma. Kengetarja me lendime te renda ne fytyre, ishte derguar ne spital, ndersa ai ishte burgosur. Edhe pse ne gjyq kishte vajtuar, karriera dhe dashuria e tij kishin marre teposhten pas ketij rasti.
Mel Gibson
Ylli i filmit ‘Zemer-guximshmi’, ka edhe grusht te fuqishem, nese u besohet fjaleve te ish gruas se tij Oksana Giorgieva. Cifti tani eshte i perfshire ne beteje te ashper gjyqesore, ndersa Oksana thote se Meli e kishte goditur me grusht ne fytyre dhe ia kishte thyer dhembet. Meli eshte nje pijanec i njohur, por edhe Oksana nuk eshte nje engjell, pasi ajo disa here ka nderruar deklaratat e saj, ndersa ne gjyq kishte deklaruar se Meli e ka rrahur edhe gjate seksit, per ta eksituar veten.
Charlie Sheen
Te fejuaren e tij Kelly Preston, e kishte qelluar me arme ne dore ne vitin 1990, edhe pse e ka mohuar kete. Dhe ne vitin 2009, gruan e tij Brooke Mueller, e ka rrahur per Krishtlindje, keshtu qe keto festa ai i ka kaluar ne burg. Edhe pse se fundmi ka deklaruar se grate nuk duhet rrahur, por duhet perkedhelur dhe dashur, eshte veshtire t’i besohet se e ka me te vertet.
Categories: