BULQIZE - Presidentja e ACR Skatche Depisch ne nje leter drejtuar minatoreve i ben thirrje atyre qe te nderpresin greven e urise dhe ti rikthehen punes.

Presidentja e ACR-se thekson se eshte e gatshme te plotesoje disa nga kerkesat e paraqitura nga minatoret, por qe do ti qendroje marreveshjes se propozuar javen e shkuar.

ACR kundershton kategorikisht largimin nga puna te drejtorit te minieres Medat Zogu.

Sipas saj kompania eshte e gatshme qe te rrise pagen e minatoreve me 20 perqind, 22 dite leje te paguar, nisjen e investimeve per permiresimin e kushteve ne miniere dhe te sigurise ne pune.

Por nderkohe minatoret e Bulqizes kane refuzuar thirrjen e kompanise “ACR” per te nderprere greven e urise ndersa kane theksuar se do te pershkallezojne me tej protestat.

Kreu i konfederates se sindikatave te minatoreve Kol Nikolla ka theksuar se minatoret jane te gatshem te ulen ne tryeze me kompanine ACR per te arritur nje marreveshje institucionale dhe ligjore por nuk do te heqin dore nga kerkesa e tyre per largimin e drejtorit te minieres.

Bulqize: Minatori le greven, nis tubimi i qytetareve
BULQIZE - Ashtu sic ishte parashikuar minatoret e Bulqizes kane nisur tubimin ne qender te qytetit.

Familjare te grevisteve dhe qytetare te Bulqizes kane nisur protesten e tyre nga hyrja e qytetit drejt Bashkise, deri ne bllokimin e rruges nacionale Peshkopi-Tirane duke kerkuar zgjidhjen e situates ne Bulqize.

Nderkohe mc heret nje minator ka lene greven e urise si pasoje e perkeqesimit te gjendjes shendetesore. Minatori Sali Alliu 44 vjec eshte larguar nga greva pas komplikacioneve qe ka pasur gjate nates dhe eshte derguar menjehere ne spitalin e Burrelit per te marre ndihmen mjekesore.

Tani pas largimit ne gjendje te rende ne spital te minatorit Sali Alliu, nente minatoret vijojne greven me te vendosur deri ne plotcsimin e kerkesave te tyre. Nderkohe ACR nuk ka reaguar ende.

Greva ne diten e 9-te, nje minator ne gjendje te rende
BULQIZE - Perkeqesohet gjendja e minatoreve te Bulqizes, te cilet sot kane hyre ne diten e nente te greves se urise.

Nje minator pritet ta lere greven si pasoje e perkeqesimit te gjendjes shendetesore. Minatori Sali Alliu 44 vjec pritet te largohet nga greva pas komplikacioneve qe ka pasur gjate nates.

Greva e urise se minatoreve te Bulqizes ka hyre ne diten e nente te saj, nderkohe qe ende nuk shihet rruga e nje marreveshje konkrete mes paleve. Tashme nente minatoret e Bulqizes, vijojne te qendrojne ne nje godine prane kompanise ACR, ndersa prane ambienteve te saj jane grumbulluar minatore te tjere mbeshtetes.

Nderkohe qe pjesa tjeter e minatoreve pritet qe sot te zhvilloje nje tubim ne qytetin e Bulqizes, ne mbeshtetje te grevisteve. Tubimi eshte parashikuar te mbahet ne qender te qytetit rreth ores 10:00, per te vijuar me pas ne rrugen nacionale, per te kerkuar plotesimin e kerkeses se fundit te minatoreve per largimin e drejtorit te minieres Medat Zogu.

Kjo kerkese eshte hedhur poshte nga kompania “ACR” ndersa kjo e fundit ka deklaruar se ka pranuar te gjitha kerkesat e minatoreve, si rritjen e pages me 20 perqind, pagesen e plote te nje muaji greve, pagen e 13-te, nisjen e investimeve per permiresimin e kushteve ne miniere dhe te sigurise ne pune.

Categories:

Leave a Reply