Kryetari i Bashkise se Tiranes z Lulzim Basha vizitoi sot Mozaikun e Tiranes, monumentin me te vjeter te qytetit, ne diten Kombetare te Trashegimise Kulturore. Duke folur mbi vlerat kulturore e muzeale te qytetit te Tiranes, Basha u shpreh se nga viti i ardhshem, Bashkia do te kontribuoje me nje fond prej 500 mije eurosh per ruajtjen dhe promovimin e vlerave te kryeqytetit. Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranes do te hartoje nje program rehabilitimi me financime, jo vetem per t’i ruajtur, por edhe per t’i bere keto vlera pjese te Tiranes turistike.

Me poshte fjala e plote e Kryetarit te Bashkise z Basha ne viziten e Mozaikut te Tiranes:

“Sot eshte Dita e Trashegimise Kulturore Kombetare dhe ne gjendemi ne nje monument shume te vjeter te trashegimise kulturore kombetare te Tiranes, sic eshte Mozaiku i Tiranes. Shume qytetare te Tiranes mendojne se qyteti i tyre eshte i ri dhe ne nje fare mase kane te drejte, por qyteti po keshtu eshte nje vendbanim shume i vjeter, sic verteton ky Mozaik i shekullit te 5-te, qe tregon nje shkalle te larte zhvillimi te vendbanimeve, nje vile romake, e cila pervec kushteve te banimit, duket qarte se ka pasur edhe elemente te forte artistike, pjese e se cilave ka mbijetuar e po restaurohet.

Jetojme pra ne nje qytet, i cili eshte vendosur mbi vendbanime te lashta te popullsise, jetojme ne nje qytet i cili ka brenda vijes se verdhe, shume e shume rrenoja te tjera, disa te zbuluara, disa ne zbulim e siper, por shume pak prej tyre te ditura.

Jam i sigurt qe me perjashtim te banoreve te kesaj lagjeje, shume pak e dine vendodhjen e ketij Mozaiku, kesaj perle te rralle te trashegimise kulturore te Tiranes.

Sa i perket ketyre mozaikeve apo rrenojave te tjera te periudhes para mesjetare, sa i perket Tiranes mesjetare, Sarajeve, apo pjeses tjeter te vjeter te qytetit, Bashkia do te hartoje nje program rehabilitimi me financime, jo vetem per t’i ruajtur, konservuar dhe nxjerre ne pah keto vlera, por per t’i bere keto vlera pjese te Tiranes turistike, ku nuk do te kemi vetem mozaike, por do te kemi edhe aktivitete te shumellojshme artistike, kulturore, ekonomike, artizanale; ku do te kemi krahas njeri-tjetrit te kaluaren e ketij qyteti, historine e ketij qyteti dhe vlerat me te mira te artizanatit dhe turizimit, qe do te materializohen nepermjet punes se artizaneve te Tiranes, stendave turistike, ne menyre qe keto perla te trashegimise kulturore te Tiranes, te jene nder vendet me te vizituara ne qytetin e Tiranes. Per kete, Bashkia e Tiranes, duke nisur qe nga viti qe vjen do te ndaje nje fond prej jo me pak se 500 mije eurosh, i cili do te perdoret ne formen e granteve, per te cilat mund te aplikojne entet publike, bashkiake, shteterore apo jo qeveritare dhe une me kete rast, bej nje ftese, te cilen po keshtu do ta institucionalizoj, qeverisjes qendrore por edhe fondacioneve te ndryshme, t’i bashkohen ketij fondi bashkiak, per ruajtjen dhe promovimin e vlerave te trashegimise kulturore te Tiranes”.

Categories:

Leave a Reply