Ktheheni nga pushimet dhe tashme jeni te trishtuar per ngjyren e lekures qe zbardhet dita dites?

Nese tani per tani mjetet e vetme jane kremerat pas diellit, vetenxires dhe qendrimet e merzitshme ne qendrat e solarit, gjendja shume shpejt mund te ndryshoje.

Sic ndodh shpesh ne fushen e nxirjes se lekures, risite vijne nga Australia, por kete here kane formen e nje kokrre orizi.

Nuk ka krem, nuk ka pilula qe merren per stimulimin e melanines, mjafton vetem nje impiant i vogel nen lekure per te mbajtur nje ngjyre te persosur te pakten per tre muaj.

Produkti inovativ eshte zhvilluar nga nje kompani farmaceutike qe prej kohesh ishte duke punuar per nje medikament per te trajtuar njerezit qe vuajne nga nje forme e rralle te fotondjeshmerise, keshtu pra ata e kane te pamundur te ekspozohen direkt ndaj rrezeve diellore (nje projekt kerkimor me kosto 80 milione dollare, sic thuhet nga kompania).

"Scenesse Implant", ky eshte emri i trajtimit te ri, nuk eshte asgje me shume se nje kapsule afamelanotide, e vogel sa nje kokerr orizi, qe implantohet nen lekure.

Prodhon nje nxirje te shendetshme, e cila stimulon prodhimin e melanines dhe keshtu ngjyren e lekures tone ne varesi te shkalles qe doni, por qe vepron si nje filter dhe kontrollon sa rreze UV thithen, duke mbrojtur nga me te rrezikshmet.

Eshte e panevojshme te thuhet se medikamenti ka terhequr vemendjen e komunitetit shkencor ne Angli, ka marre njohjen zyrtare Cancer Research UK, i cili ka studiuar efektet e saj afatshkurter dhe ka deklaruar fuqine parandaluese kunder tumoreve te lekures, nje rrezik per t'u mos nenvleresuar ne nje vend si Anglia te fiksuar pas rrezitjes ndaj diellit.

“Potencialisht implanti eshte nje metode alternative e rrezitjes, i shendetshem dhe i sigurt”, ka deklaruar ne Times, Lesley Rhodes, docente ne Dermatologjine eksperimentale ne universitetin e Manchester-it.

Megjithate vlen te theksohet, shton profesoresha se, efektet afatgjata jane ende duke u studiuar dhe jane lentet vezhguese te shkencetareve.

Eshte ende shume heret per te kuptuar se implanti qe lindi per te zgjidhur nje problem mjekesor, transformohet ne nje aleat te cmuar per industrine kozmetike boterore dhe per maniaket e rrezitjes.

Megjithate, duke patur parasysh numrin e njerezve qe perdorin lente solare dhe spray vetenxires, mund te veme bast se do degjojme akoma per “kokrren qe na nxin”.

Categories:

Leave a Reply