Një nga problemet kryesore të estetikës si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt është zhdukja e qimeve të padëshiruara. Sot, në treg ka shumë produkte me të cilat lehtësohet shumë reduktimi dhe hollimi i qimeve të padëshiruara.
Si duhet përdorur kremrat për reduktimi dhe hollimi i qimeve të padëshiruara?
Hapi 1: në pjesën ku dëshironi ta përdorni kremin, së pari duhet t’i hiqni qimet nga rrënja në të njëjtën mënyrë siç keni bërë deri më tani: me dyllë, me makinë elektrike, etj. Pastaj, pastrojeni dhe thajeni mirë vendin në mënyrë që të vazhdoni me hapin e dytë.
Hapi 2: vendosni kremin lirshëm në atë pjesë të trupit që doni ta trajtoni, duke i bërë masazh vendit, në drejtim të kundërt me zgjatjen e qimeve.
Hapi 3: çdo mbrëmje lyeni me krem, të njëjtën pjesë të trupit, duke i bërë masazh në të njëjtën mënyrë, përderisa qimja të rritet aq sa ju do ta hiqni përsëri.
Pse duhet të hiqet qimja nga rrënja? Kremi është më i efektshëm kur përdoret pas depilimit, për arsye se poret janë të hapura dhe përmbajtësit aktiv do të veprojnë direkt në rrënjën e qimes.
Categories: