KOSOVE - Zhvillimet e 25 korrikut jane ato qe kane percaktuar hapat e metejshme te konsolidimit dhe forcimit te shtetit, te respektimit te plote te integritetit territorial dhe sovranitetit te Kosoves vlereson kryeministri Hashim Thaci.

Sipas tij, me nje mbeshtetje te plote dhe unike nderkombetare dhe te EULEX-it, te NATO-s, te BE-se dhe te SHBA-se, doganieret dhe policet e Kosoves jane ne pikat 1 dhe 31.

Ne nje interviste per mediat kosovare, Thaci shprehet se kjo nuk eshte vetem per ndalimin e kontrabandes, por edhe mesazhi se Kosova eshte nje, e pandashme dhe unike.

Sipas tij, njerezit qe kane krijuar probleme, qe kane shkaktuar dhune, strukturat kriminale dhe ilegale do te ballafaqohen me drejtesine, ne menyre qe edhe ne veri te Mitrovices te kete rend, ligj dhe zgjedhje te lira, lidership te zgjedhur dhe investime socio-ekonomike nga qeveria e Kosoves.

Thaci ka thene edhe nje here se ne veri nuk do te kete kthim ne gjendjen e meparshme. Per kete qendrim ai ka thene se ka marre mbeshtetje te plote nga sekretari i OKB-se, Ban Ki-Moon, sekretarja amerikane Hillary Clinton dhe baronesha Catherine Ashton.

“Do ta kemi edhe funksionimin e gjykates ne veri dhe do te krijohen kushtet qe me fillimin e funksionimit te rendit dhe ligjit te filloje te funksionoje edhe rendi demokratik, por edhe investimet.

Atje eshte nje grup njerezish qe shkelin vazhdimisht Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, qe punojne ne kundershtim me dokumentin e Ahtisarit dhe Rezoluten 1244. Keta njerez do te ballafaqohen me drejtesine dhe do te jemi te pakompromis dhe do te vazhdohet me hapat e metejshem te konsolidimit te shtetit”, ka deklaruar Thaci.

Categories:

Leave a Reply