Gilberto Shedden, nje peshkatar kostarikan, ka zbutur nje krokodil 5 metra te gjate dhe qe peshon 445 kilograme.
54-vjecari kalon kohen duke luajtur me Pocho-n (emri i krokodilit) ne nje liqen te vogel prane shtepise se tij ne Siquirres. Kjo marredhenie krokodil-njeri eshte unike ne te gjithe boten dhe per kete arsye shume shkencetare, eksperte dhe gazetare vizitojne Gilberton, i cili jeton ne nje shtepi te vogel se bashku me bashkeshorten, vajzen dhe krokodilin.
Historia e Gilbertos dhe krokodilit fillon qe para 20 vitesh, kur peshkatari e gjeti Pocho-n te plagosur dhe e mori ne shtepi per t’i marre lekuren. Por, me kalimin e diteve ai vendosi qe ta mjekonte dhe ushqente krokodilin.
“Ne fillim i jepja pula sespe ishte shume i dobet. Shkoja dhe e shikoja cdo nate ne liqen dhe nje nga ato net Pocho me pa sikur donte te me ftonte ne uje. Nuk e zgjata dhe fillova te notoja me te”, tregon Gilberto.
54-vjecari eshte i vetmi njeri qe noton me Pocho-n. Cdo te diele, ai organizon nje shfaqje per te gjithe turistet te cilet kerkojne te shohin me syte e tyre kete fenomen te rralle.
Ne 20 vitet e jetes se tij ne familje, Pocho nuk e ka lenduar kurre Gilberton, por nuk sillet mire me njerezit e tjere. Deri me sot, pervec Gilbertos, asnje person tjeter nuk i eshte afruar krokodilit gjigand.
“Kam frike nga Pocho sepse sido qe te jete eshte nje kafshe e eger, por e konsideroj pjese te familjes”, shprehet Olga Valle, bashkeshortja e peshkatarit.
Categories: