Filmi shqiptar “Falja e gjakut”, me regji te Joshua Marston, i cili bashke me Andamion Murataj kane shkruar edhe skenarin, se shpejti do te shfaqet ne rrjetin amerikan te kinemave “IFC Films”. Sipas gazetes “Los Angeles Times”, filmi shqiptar mbi fenomenin e gjakmarrjes do te shfaqet per publikun amerikan gjate muajit tetor. “Falja e gjakut”, fitoi “Ariun e Argjendte” per skenare ne Festivalin e Filmit te Berlinit. Ky film u shfaq ne festivalin e Tellurides, ne Kolorado dhe menjehere pas premieres se tij ne Amerike do te jepet per rrjetin e kinemave “IFC film”. Pikerisht pas kesaj premiere, u reklamua edhe shfaqja e filmit ne rrjetin e kinemave “IFC Films”. “Falja...” do te shfaqet ne origjinal (shqip), me titra ne anglisht.
“Eshte nje kenaqesi e jashtezakonshme te arrish te shfaqesh nje film ne shqip ne kinemate komerciale amerikane”, ka thene regjisori Marston per “Los Angeles Times”. Aktoret kryesor te filmit jane jo-profesioniste, te perzgjedhur nga krahinat veriore shqiptare (Shkoder, Prizren, Prishtine, Tetove etj.) Filmi eshte xhiruar i teri ne fshatin Guri i Zi (rrethi i Shkodres).
“Falja e gjakut” do ta kete premieren shqiptare ne kinema Millenium ne Tirane, me 16 shtator, e pastaj do te shfaqe edhe ne Prishtine, Tetove e Shkoder. Ne kete film luajne edhe aktoret kosovare, Ilire Celaj e Cun Lajci. Premiera e tij ne Prishtine eshte paralajmeruar ne kuader te edicionit te trete te Festivalit Nderkombetar te Filmit “PriFilmFest”, ne fund te ketij muaji.
Categories: