KOSOVE - Qeveria serbe kerkon zyrtarisht nje hetim te Kombeve te Bashkuara lidhur me incidentin e dites se marte ne Jarinje, ku mbeten te plagosur 4 ushtare te KFOR-it dhe 16 serbe.

Serbet ne Leposavic kane deklaruar se do te padisin forcat e NATO-s per dhunen e ushtruar ndaj personave qe u arrestuan dy dite me pare.

Nderkohe nga ana tjeter ndermjetesi i Bashkimit Europian ne bisedimet Kosove-Serbi, Robert Cooper do te vizitoje se shpejti Prishtinen dhe Beogradin.

Sipas mediave kosovare Cooper do te perpiqet te organizoje mbajtjen e raundit te ri te bisedimeve, pas deshtimit te atij te parashikuar ne datat 27 dhe 28 shtator.

Me heret, SHBA dhe BE shprehen mbeshtetjen e tyre ndaj qeverise se Kosoves dhe planit te saj per shtrirjen e autoritetit ne veri.

Categories:

Leave a Reply