Një nga “pjesët më të dëshiruara” nga burrat, pavarësisht diskutimeve të shumta, është definitivisht gjoksi i femrës. Ka pasur shumë debate si cila është femra me gjoksin më të bukur në botë, debat ky që shpesh nuk të çon askund, duke pasur parasysh subjektivitetin e temës.
Disa njerëz preferojnë gjoksin e vogël, të tjerë “normal-in” dhe ata që preferojnë të bollshmet. Megjithatë, ka disa element që siguronjnë të dhëna të vlefshme për atë që konsiderohet tani si gjiret më të bukura në botë. Në rrjetet e mëdha sociale, kur është fjala për gjinjtë, shpesh njërëzit flasim për një person të caktuar më shumë sesa për të tjera, si ndodh me simpatiken Keyra Agustina për sa i përket të pasmeve Sexy që ajo ka. Shumë më tepër e njohur është edhe Denise Milani, emri artisitk i së cilës është Denise Jacobi, modelja nga Republika Çeke ka bërë të cmëndet internetin. Matjet e saj janë 100-50-86, flokët dhe sytë e saj të errët i japin një bukuri që duken sikur përpiqen të konkurrojnë me cilësit e saj të tjera.
Shumë para harxhojnë VIP-at për kirurgjinë plastike në mënyrë që të përmirësojnë pamjen e tyre të jashtme, por duket se zgjidhja më efektive (dhe e lirë) është besimi në Zot.
Salma Hayek tregon se në adoleshencën e hershme iu lut Zotit që t’i rritej gjoksi.
“Më zuri frika sepse shikoja shoqet e mia që po merrnin forma, ndërsa unë nuk kisha asnjë ndryshim. Shokët talleshin me mua sepse isha si djalë”, tregon aktorja meksikane.
Për të zgjidhur këtë “problem”, Hayek iu drejtua një kishe ku thuhej se Zoti bënte mrekullira.
“Hyra në Kishë, futa duart në ujë dhe thashë: "Jezus, të lutem bëj që të më rritet gjoksi!”, kujton Hayek.
Kushdo që sheh tashmë format e saj mund të jetë i sigurtë se mrekullitë ekzistojnë.
Kryeministri është ndjerë keq dhe është larguar nga podiumi i ndihmuar nga shoqëruesit e tij, për shkak të një luhatjeje tensioni. Ai ka qendruar pak momente prapa skenës dhe më pas ka lënë Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga skorta e tij.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD, ka deklaruar se gjendja e të fiktit e kryeministrit ka ardhur si pasojë e një gjendjeje virale, që nuk ka vend
Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë
Sali Berisha
Kryetar i Partisë Demokratike për shqetësim.
Para se të ndërpriste fjalimin, kreu i qeverisë ka folur për krijimin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si ngjarjen më madhore në vitin 1990.
“Festojmë sot krijimin e partisë së parë pluraliste në Shqipëri. Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike”, deklaroi ai.
Por viti ’90, sipas kryeministrit, nuk është vetëm viti i themelimit të PD, por edhe i lirive dhe të drejtave të njeriut, që sot garantohen me Kushtetutë.
“Por viti 90 është edhe ditëlindja e lirive, kështu që sot ne nuk festojmë thjesht datën e themelimit të një partie, por ne kemi ditëlindjen e dytë, atë të lirive, ndërsa kombi ynë feston ngjarjen më të madhe në historinë e tij që nga 28 nëntori i 1992”, pohoi Berisha.
“Ne sot festojmë vitin e mrekullisë së lirive tona, të garantuara në Kushtetutë, si një vend që ka me dhjetra parti parlamentare e jashtëparlamentare”, u shpreh ai.
Kryetari i padiskutueshëm i PD theksoi se, sot Shqipëria është një vend i fjalës së lirë, votës së lirë, tolerancës fetare, i respektimit të plotë të të drejtave të minoriteteve, si dhe një shtet ku funksionojnë shteti ligjor e rendi kushtetues.
Më tej kreu i ekzekutivit përmendi një sërë arritjesh të shënuara nga kabineti i djathtë, që sipas tij e kanë futur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian.
“Shqipëria është vendi me të ardhura të mesme më të larta, është vendi me vdekjen foshnjore më të ulët, është vendi ku turizmi në vitet e fundit është 10-fishuar”, tha Berisha.
“Ne qëndrojmë të vendosur, që me reforma të thella të shohim Shqipërinë një vend të zhvilluar e të begatë. Arritjet në fushën e integrimit në vitet e fundit janë meritë e qeverisë së djathtë të Partisë Demokratike”, shtoi ai.
Grupi i aktivisteve ukrainase të Femen ka përmbushur një aksion blic me gjoksin e nxjerrë duke sfiduar të ftohtin në Moskë.
Edhe këtë herë duhet thënë se ka qenë një nga protestat e shumta të grupit Femen topless, që më pas janë ndalur nga forcat e rendit në qendër të qytetit.
Qëllimi i këtij manifestimi ka qenë protesta kundrejt menaxhimit të zgjedhje që po kryhen nga ana e presidentit Vladimir Putin.
Martesa është varri i dashurisë? Jo në të gjitha rastet. "Është vetëm një klishe, një ligj i natyrës kundër të cilit lufta duket e pamundur”, pohon Eduard Razzini, psikolog dhe psikoterapist çiftesh.
Sikurse raporton agjencia e lajmeve NOA.al, psikoterapisti shpjegon se pasioni me kalimin e kohës në mënyrë të pashmangshme kalon. Por ama, ka edhe shumë çifte që janë në gjendje për ta mbajtur gjallë flakën erotiket dashurisë, ndoshta duke e bërë atë edhe më të fuqishme.
Ja 7 rregullat që ai propozon, rregulla më shumë të vlefshme për femrat që duhet t’i kenë parasysh:
1. Mbani distancë të drejtë nga partneri, Duke i ndenjur gjithmonë afër, mund ta bëni t’u shkojë larg.
2) Në këtë kontekst duhet, nëse është e mundur, të flini në dhoma të veçanta për ta bërë "të veçantë" kohën e takimit.
3) Për atë dhe për atë sidomos: shmangni pizhamet dhe pantoflat në dhomën e gjumit. Duhet që të përdorni veshje sa më seksi dhe për të mos u dukur të zakonshëm.
4) Mos i shmangni të dielat në shtrat, ose mëngjesin në shtrat, lërini mënjanë të gjitha punët dhe mos u bëni vasalë të punëve të përditshme e rutinore, duke gjetur përherë pak kohë për partnerin/partneren.
5) Jepni imagjinatën tuaj, në disa fjalë të folura në momentin e duhur, thoni të duhurat për situatat transgresive. Me pak fjalë, mos jini vulgarë, por joshës.
6) Duke argumentuar, kur është e nevojshme, mos e shprehni zemërimin tuaj nga situata të caktuara duke bërtitur apo duke qenë histerike, partnerit do t’i mërziteshit vërtet. Flisni gjithmonë me zë të ulët.
7) Mbi të gjitha të jeni të pranishëm në jetën e tij. Pra, le të ndaleni një moment, shikojeni njëri-tjetrin në sy, qoftë edhe si për herë të parë, njësoj si atëherë kur ratë në dashuri...
COCO T është e njohur për prapanicën masive. E kërkuar edhe për fotot sexy, ajo ka shkruar në profilin e saj në Twitter se e do shumë qenin e saj të racës Spartacus. Por kjo foto duket mjaft provokuese. Një qen me ‘koqet’ e tij sipër fytyrës së saj, e për Coco T kjo tregon se edhe ai e do shumë pronaren e tij.
“Ai sipër fytyrës sime. Tregon se sa më don. Edhe pse nuk më shqetëson që testikujt e tij janë mbi fytyrën time” ka shkruar ajo. Më tej ai ka shtuar se kjo është loja që e pëlqejnë të dy.
Shikoni se si ishte e vogël Megan Fox! Të gjithë çuditen me ndryshimin e saj, si ka qenë dhe si është sot.
Po ta shikonit fotografinë se si ka qenë më parë, pa e ditur se kush ishte, do ta besonit vallë se vajza në foto do të shndërrohej në një femër super seksi, siç është sot Megan Fox?!
Curry ka sfiduar fansat e saj për tu rritur në numër në këmbim të një surprize. Ajo ka deklaruar se në momentin kur në profilin e saj në Tëitter do të ketë 300 mijë ndjekës atëherë ajo do të pozojë topless. Aktualisht arritja e këtij objektivi është vetëm 38 mijë persona ndaj të gjithë fansat janë vënë në kushte pune intensive për të rritur shifrën drejt 300 mijë. Gjithçka mbetet për tu parë nëse Adrianne do ta mbajë fjalën.
Kjo skenë mund të ngjajë aq e rëndomtë për sytë e kujtdo sa nuk do ta besonit nëse të njëjtin imazh do ta shihni edhe në videoklip. Kjo foto e këngëtares Adelina Tahiri prej ditësh po qarkullon në internet me titullin “Votoni fundshpinën më seksi”.
Sigurisht që Adelina ka marrë aq vlerësime sa nuk do ta merrnit me mend, gjithsesi për t’iu hequr të gjitha dyshimet e mundshme po ju shpjegojmë detajet e fotos.
Ajo është shkëputur nga një sekuencë videoklipi që këngëtarja bukuroshe e ka realizuar dhe, siç ndodh rëndom, shumë prej fotove pikante marrin rrugën drejt internetit dhe mund të komentohen në gjithfarë mënyrash, transmeton portali Zhurnal.
E veshur me të kuqe, Adelina ka marrë edhe komente të tipit “E kuqja tërbon edhe demin”. E, kur e mendon se kjo e kuqe është veshur mbi lëkurën e këngëtares, kjo thënie merr kontekste të ndryshme.
Fraza që shpeshherë përdorim shumë popuj Ballkanik, ndër ta dhe ne Shqiptarët , është ajo kur themi se, “Ka sy Karkaleci” -edhe pse shekujt e fundit këtë frazë shqiptarët e kanë zëvendësuar me “Sy Shqiponje”- gjen drejtësi të plotë në rastin e Anomalocaris -pra të Karkalecit “Anormal” ose të karkalecit “Të çuditshëm”! Një studim i Universitetit Anglia e Re, i zhvilluar në Australi, zbuloi se para 500 milionë vjetësh Karkaleci gjigandë, ishte një lloj grabitqari “Termiantor” i deteve shumë i rrezikshëm, ndërkohë që kishte një sistem optik tepër të sofistikuar!
Bëhet fjalë për kafshën që mbijetonte në detet Kambriane në epokën gjeologjike. Gjatësia e tij fillonte nga 90 cm dhe arrinte deri në 2 metra! Karkaleci ishte një gjahtar i përsosur. Ai e diktonte gjahun, falë aftësisë së shkëlqyer të shikimit që ai dispononte!
Siç dhe pohojnë shkencëtarët e famshëm, John Patterson dhe kolegët e tij, të cilët e publikuan studimin e tyre në revistat shkencore, ku theksohet se ata mundën të zbulojnë në gjendje të shkëlqyer dy sytë e këtij lloji Karkaleci gjigand, që daton 515 milionë vjet më parë. Zbulimi u krye në ishullin Kangaroo, i cili ndodhet në pjesën jugore të Australisë.
Duke studiuar gjetjet më me hollësi, shkencëtarët arritën në përfundimin se Anomalocaris ishte i pajisur me një sistem optik tepër të sofistikuar, ai ishte dhe ‘arma’ e tij me e fuqishme. Shkencëtarët pohojnë se Anomalocaris ishte kafsha me sistemin optik më të zhvilluar dhe se nuk ekzistonte një rival me aftësi optike të ngjashme me të.
Dimensionet dhe kthetrat e tij të mëdha, në kombinim me sytë e tij të pa zakontë, e përcaktojnë Karkalecin si përbindëshin më të rrezikshëm të deteve dhe oqeaneve!
Karakteristik është fakt se çdo njëri nga sytë e tij, kishin madhësinë e një… ulliri dhe mbuloheshin nën-njësi të vogla (ommatidia), që të gjitha së bashku krijojnë dy të ndërlikuar.
Çdo njëri nga sytë, përmban mbi 16.000 nën-njësi (ommatidia).
Deri më sot, dimë që vetëm disa lloje karkalecash të quajtur, Pilivesë, kanë më shumë se Anomalcaris, duke arritur deri në 28.000 nën-njësi në çdo sy, ndërsa mizat -që kanë një shikim të shkëlqyer- zotërojnë vetëm 3.000 nën-njësi në çdo sy!
Dhembja diabetike e shputës së këmbës është e shpeshtë në mesin e njerëzve që vuajnë nga diabeti, e sidomos tek ata me tipin II-të. Shpesh, sëmundja komplikohet me ngushtim të enëve të gjakut që shpesh çon deri tek zvogëlimi i qarkullimit të gjakut në pjesët e poshtme të këmbëve dhe në shputa. Qarkullimi i dobët kontribuon në dhembjen diabetike të shputës. Kjo ndodh për shkak se me uljen e qarkullimit të gjakut, ulet edhe sasia e oksigjenit dhe materieve ushqyese që furnizojnë përmes gjakut lëkuren dhe indet tjera, duke shkaktuar kështu shërim të ngadalshëm të lëndimeve që mund të shkaktohen gjatë aktiviteteve të përditshme.
Përcillini këshillat e mëposhtme për përkujdesjen e shputave – ato mund t’ju ndihmojnë në parandalimin e lëndimeve si dhe ta ulin rrezikun për infektime të këtyre pjesëve të trupi:
Mos ecni zbathur
Shmanguni nga uji shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë.
Mbathni çorape gjatë gjithë kohës. Mos mbathni çorape të thurura. Provoni çorapet e lëmuara që janë të fabrikuara veçanërisht për përkujdesjen e shputës diabetike.
Pastroni shputat tuaja për ditë dhe i thani ato me kujdes.
Mos përdorni kremra yndyrore në mes gishtave tuaja
Mos përdorni substanca kimike për largimin e sipërfaqeve të brinjëzuara. Mos i këputni vet sipërfaqet e brinjëzuara.
Mos mbani këmbët kryq. Kjo mund të shkaktoj presion në nerva dhe enë të gjakut të këmbëve tuaja
Mos e konsumoni duhanin.
Kontrolloni brendinë e këpucëve tuaja nëse ka ndonjë objekt të fortë në to apo hapësira të vrazhda që do të mund t’ju dëmtonin shputën.
Zogu robot, qe nga larte do te kontrolloj njerezit: Ne Holland eshte projektuar nje pajisje qe do te ruaje ndertesat dhe trafikun nga larte ne formen e nje dallendysheje. Prototipi do te jete gati ne pranveren e ardheshme.
Edhe pak kohë ka mbetur nga deklarata që do të “nisë një epokë të re”.
Ish-fizikanti teorik i CERN-it, Prof. John Ellis ka hedhur pretendimin se rezultatet e fundit që do të nisin një epokë të ren në fizikën moderrne do të shpallen ditën e martë.
Sipas kësaj, kur rezultatet e fundit të bëhen publike, bozoni Higgs që quhet ndryshe edhe ‘Grimca e Zotit” do të jetë e mundur të vëzhgohet për herë të parë.
Në rast se pritjet e Profesorit Ellis dalin të vërteta, atëherë në fizikën moderne do të përjetohet një pikë kthesë.
Në laboratorin CERN të ndërtuar nëntokë në kufirin Zvicër-Francë, janë duke u bërë eksperimente që sfidojnë kufijtë e shkencës në sajë të makinerisë së quajtur “Përshpejtuesi i Madh i Hadronit”.
Bozoni Higgs i cili në fizikën moderne besohet se ekziston, por që ende nuk është vërtetuar, përmendet me emrin e fizikantit Peter Higgs i cili e propozoi këtë teori në Universitetin e Edinburgut rreth viteve 1960.
Bozoni Higgs, mbart rëndësi jetësore për konceptimin e elektroneve, fotoneve dhe grimcave teorike. “Bozoni Higgs” ndihmon të kuptojmë se edhe grimcat më të vogla se atomi kanë masën e tyre.
Arsyeja kryesore e ndërtimit të “Përshpejtuesit të Madh të Hadronit” për të cilin janë harxhuar me miliona lekë, është vërtetimi i Bozonit Higgs.
Ndërkohë, Pprofesori Ellis mendon se ata kanë arritur në shenjat e para për Bozonin Higgs.
“Motori me avull” më i vogël në botë, tashmë është në duart tona. Pavarësisht dimensioneve të saj milimetrikë, objekti në fjalë punon ashtu sikurse shumica e motorëve, të cilët janë në madhësi të ndryshme.
Sipas revistës “Nature Physics”, rezultatet demostrojnë për herë të parë mundësinë për të konvertuar energjinë termike në energjinë mekanike, efikase në nivelin mikroskopik.
Sipas këtij publikimi, ndërtimi i këtij motori me avull shënon një hap të
Grupi i njohur Duran Duran ka xhiruar video-spotin e ri të këngës “Girl Panic” me plotë supermodele. Aty marrin pjesë Naomi Campbell, Cindy Crawford, Eve Herzigove, Helene Christensen dhe Yasmin Le Bon, etj.
Por, në këtë video-klip ka po ashtu skena me gjinj, prapanicë dhe veprime shumë seksi të”vajzave me vajza” dhe për këto arsye është ndaluar emetimi i saj në televizione, pasi konsiderohet shumë seksi. Është interesante se MTV ka qenë televizioni i parë që ka ndaluar emetimin e këtij kripi.
Ai fitoi rreth 43 milion euro në Austri por në fund mori vetëm 70 euro dhe një fakt ushqimi falas pasi drejtuesit e kazinosë i thanë se kishte fituar xhekpotin për shkak të një gabimi në programimin e kompjuterit.
Behar Merlaku, 26-vjeçari nga Kosova me pasaportë Zvicerane nuk e ka lanë me kaq pasi çështjen e ka çuar në gjyq. Avokatët e tij thonë se 26-vjeçarit i takon të marrë shumën e parave që kompjuteri ka thënë se ai ka fituar një shumë të tillë.
Por drejtuesit e kazinosë pretendojë se kjo ishte një gabim pasi edhe ligji në Austri nuk lejon që fitimit të jetë më shumë se 2 milion euro. Kjo është shumë më e madhe në botë që është fituar ndonjëherë në kazino.
Nesër pritet të mbahet një konferencë për shtyp në Innsbruck në Austri lidhur me këtë çështje.
Ndërsa seanca e parë dëgjimore në gjykatë është parashikuar të mbahet me 10 janar të vitit të ardhshëm.
Fitimin e kësaj shumë ai e ka filmuar edhe me kamerën e telefonit por ky filmim pritet që të përdoret kundër tij për shkak se ai ka 4 simbole të njëjta në linjë ndërsa në kazinotë e Austrisë për të fituar duhet të kesh 5 të tilla.
Mediet amerikane me të madhe kanë shkruar për romancën mes këngëtares me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe vëllait të Kim Kardashianit, Robit, ndërsa thuhet se ata lidhjen e tyre do ta bëjnë publike gjatë një ndeje, e cila do të mbahet në Nju-Jork dhe në të cilën Rob do të jetë në rolin e DJ-it.
Kjo ka qenë ajo që më shumë ka zgjuar interesimin e medieve amerikane, pra postimi që Rita Ora ka bërë në llogarinë e saj në Twitter, që lidhet me seksin.
“Sapo kam bërë seks me tingujt e këngës sime të preferuar nga këngëtari Bob Marley”, kishte shkruar ajo.
Duket se Rita vërtet ka vendosur që të përdorë të gjitha hilet e Hollivudit, me qëllim që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe kjo më së miri arrihet kur flitet për seksin.
Në videon që shihni mështë, Rita Ora prezanton veten e saj dhe duket në kulmin e gëzimit.
Çiljeta Xhilaga, ka insistuar që në filmin ku luan, të mos ketë skena erotike. Por cfare skena erotike ishin paraparë në atë film? Ajo thotë se i ka binduar bërësit e filmit që ajo të mos përfshihet në to. Kjo pasi, i dashuri i saj ka shfaq shenja xhelozie.
Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e njohur, tashmë ka një plan të ri, të merret seriozisht me filmin. Fundja në Itali ajo ka marrë shumë komplimente nga disa personazhe ekspertë, të cilët nuk e kanë idenë se çfarë ka bërë deri tani Çili, çfarë popullariteti ka ajo në vendin a saj. Kështu që kanë pasur mundësi të japin një gjykim të ftohtë mbi të, bazuar thjesht nga aftësitë aktoriale që ajo tregoi në atë film si një nga personazhet kryesore.
- A kishte skena erotike filmi?
- Në fakt, në skenar ishte parashikuar një skenë erotike me babain e fëmijës sim, por unë insistova që të mos e luaj, kështu që me dëshirën time u hoq ajo skenë.
Është kompleks yti apo kishe hallin e Aleksandrit?
- Në fakt edhe Aleksandri, pavarësisht se ka vite që jeton në Perëndim, gjithsesi ka një mentalitet shqiptar. Dhe kur i thashë që do bëj një film, pyetja e parë që më bëri ishte: “A do ketë skena erotike?”. Aty e kuptova se ai nuk e ka qejf këtë pjesë, kështu që vendosa që më mirë të mos e bëj”, ka rrëfër Çiljeta në një intervistë për Panorama.
Rovena Domi bukuroshja që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World”, të mbajtur në Nurburgring të Gjermanisë.
Ajo tani ka më shumë mundësi për të korrur suksese edhe në evenimente jashtë vendit, me kurorëzimin e këtij çmimi, pasi Rovena tani ka fituar të drejtën të prezantojë Shqipërinë edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Për më shumë rreth pjesëmarrjes së saj në “Queen of the World” dhe më gjerë , Rovena flet për “Zëri”.
Modelimi po u sjell fat, përfaqësuat Shqipërinë në evenimentin “Queen of the World” dhe fituat një çmim, si ndjeheni?
Është e vërtetë se modelimi po më sjell mjaft suksese, në radhë të parë po më bën të ndjehem shumë e lumtur dhe krenare që përfaqësova shtetin tim në një eveniment mjaft të madh në Gjermani. T’ju them të drejtën nuk kam menduar shumë në këtë drejtim edhe pse kam qenë pjesëmarrëse e kësaj gare për ta prezantuar Shqipërinë. Mirëpo, ja që kjo më erdhi papritur dhe jam shumë e gëzuar që arrita të kurorëzohem me çmimin “Miss Fotozhenia”.
Mendoni se ishit mjaft e përgatitur të sfiloni para një publiku të gjerë gjerman?
Në një farë mënyre modelimi më ka sjellë mjaft perspektivë dhe kam bërë një përvojë të madhe në të. Natyrisht, se përgatitjet për pjesëmarrjen time në “Queen of the World” ishin mjaft të mëdha dhe çdo gjë shkoi ashtu siç e kisha paramenduar më parë.
Si erdhi që ju të fitoni të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në një eveniment jashtë vendit?
Pas pjesëmarrjes në “Miss Shqipëria 2009”, unë hyra si imazh në agjencinë e modeleve shqiptare “AS'models” dhe aty fitova të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Nurburgring të Gjermanisë në evenimentin e "Queen of the World", i cili zhvillohet çdo vit vetëm në Gjermani.
I frikësoheshit konkurrencës meqë merrnin pjesë 55 shtete të botës?
Në këtë eveniment morën pjesë 55 miss-e nga e gjithë bota, vende nga më të ndryshmet. Sa i përket konkurrencës fare nuk e kam qenë e mllefosur dhe e frikësuar, ndonëse secila femër e ka atë bukurinë e vet dhe në fund juria zgjedh. Konkursi bazohet në fitimin e pesë kurorave si mbretëresha të botës. Unë nga gjashtë pikë maksimale për të fituar një kurorë arrita në pesë pikë dhe fitova çmimin "Miss Fotozhenia". Falënderoj ata që më dhanë këtë çmim që për mua do të thotë kjo.
Tani rrugët për të depërtuar në pistat botërore u janë hapur, cili është projekti i radhës?
Pas kurorëzimit të këtij çmimi sigurisht se më janë hapur rrugë jashtë vendit, po e vërej që modelimi gjithnjë po bëhet edhe më i suksesshëm. Tani më kanë ftuar për të marrë pjesë si modele në evenimentet dhe sfilatat e modës të organizuara në Frankfurt të Gjermanisë. Shpresoj që të kem sukses
Kim Kardashian duket se e ka harruar shumë shpejt martesën e saj që zgjati vetëm 72 ditë me Kris Humphers dhe tashmë i është përkushtuar punës së saj.
E nxehtë e atshme dhe dket shumë sexy. Kështu është paraqitur vetëm në të brendshme Km Kardashian, duke dashur të tregoj se me të vertëtë është një sexsimbol.
Ajo ka gjetur kohë madje që të pozojë me të brendshme, duke qenë më provokuese se kurrë dhe duke i treguar ish-bashkëshortit të saj, se çfarë ka humbur.
Kim ka angazhuar vetën kohëve të fundit duke tentuar të shfaqet sa më shumë në public, sikur për t’ia bërë me dije isha burrit të saj se jeta e sexsimbolit vazhdon dhe edhe më mirë sesa kur ishte me të. Në fotot e fundit që Kim ka bërë vetëm me të brendshme ka treguar forma të shkëlqyeshme të trupit, ndërsa ka ekspozuar edhe një herë para fotoaparatit të pasmet e saj gjigante. Ajo, pos që njohet për fundshpinë të vlerësuar, është edhe një femër goxha e kërkuar dhe e lakmuar nga shumë e shumë kompani. Kim, sidoqoftë nuk ishte edhe aq e përmbajtur pas divorcit, pasi madje edhe në një emision LIVE në një television amerikan kur është pyetur për divorcing me Kris nuk ka përmbajtur lotët.