Fraza që shpeshherë përdorim shumë popuj Ballkanik, ndër ta dhe ne Shqiptarët , është ajo kur themi se, “Ka sy Karkaleci” -edhe pse shekujt e fundit këtë frazë shqiptarët e kanë zëvendësuar me “Sy Shqiponje”- gjen drejtësi të plotë në rastin e Anomalocaris -pra të Karkalecit “Anormal” ose të karkalecit “Të çuditshëm”! Një studim i Universitetit Anglia e Re, i zhvilluar në Australi, zbuloi se para 500 milionë vjetësh Karkaleci gjigandë, ishte një lloj grabitqari “Termiantor” i deteve shumë i rrezikshëm, ndërkohë që kishte një sistem optik tepër të sofistikuar!
Bëhet fjalë për kafshën që mbijetonte në detet Kambriane në epokën gjeologjike. Gjatësia e tij fillonte nga 90 cm dhe arrinte deri në 2 metra! Karkaleci ishte një gjahtar i përsosur. Ai e diktonte gjahun, falë aftësisë së shkëlqyer të shikimit që ai dispononte!
Siç dhe pohojnë shkencëtarët e famshëm, John Patterson dhe kolegët e tij, të cilët e publikuan studimin e tyre në revistat shkencore, ku theksohet se ata mundën të zbulojnë në gjendje të shkëlqyer dy sytë e këtij lloji Karkaleci gjigand, që daton 515 milionë vjet më parë. Zbulimi u krye në ishullin Kangaroo, i cili ndodhet në pjesën jugore të Australisë.
Duke studiuar gjetjet më me hollësi, shkencëtarët arritën në përfundimin se Anomalocaris ishte i pajisur me një sistem optik tepër të sofistikuar, ai ishte dhe ‘arma’ e tij me e fuqishme. Shkencëtarët pohojnë se Anomalocaris ishte kafsha me sistemin optik më të zhvilluar dhe se nuk ekzistonte një rival me aftësi optike të ngjashme me të.
Dimensionet dhe kthetrat e tij të mëdha, në kombinim me sytë e tij të pa zakontë, e përcaktojnë Karkalecin si përbindëshin më të rrezikshëm të deteve dhe oqeaneve!
Karakteristik është fakt se çdo njëri nga sytë e tij, kishin madhësinë e një… ulliri dhe mbuloheshin nën-njësi të vogla (ommatidia), që të gjitha së bashku krijojnë dy të ndërlikuar.
Çdo njëri nga sytë, përmban mbi 16.000 nën-njësi (ommatidia).
Deri më sot, dimë që vetëm disa lloje karkalecash të quajtur, Pilivesë, kanë më shumë se Anomalcaris, duke arritur deri në 28.000 nën-njësi në çdo sy, ndërsa mizat -që kanë një shikim të shkëlqyer- zotërojnë vetëm 3.000 nën-njësi në çdo sy!
Categories: