Rovena Domi bukuroshja që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World”, të mbajtur në Nurburgring të Gjermanisë.
Ajo tani ka më shumë mundësi për të korrur suksese edhe në evenimente jashtë vendit, me kurorëzimin e këtij çmimi, pasi Rovena tani ka fituar të drejtën të prezantojë Shqipërinë edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Për më shumë rreth pjesëmarrjes së saj në “Queen of the World” dhe më gjerë , Rovena flet për “Zëri”.
Modelimi po u sjell fat, përfaqësuat Shqipërinë në evenimentin “Queen of the World” dhe fituat një çmim, si ndjeheni?
Është e vërtetë se modelimi po më sjell mjaft suksese, në radhë të parë po më bën të ndjehem shumë e lumtur dhe krenare që përfaqësova shtetin tim në një eveniment mjaft të madh në Gjermani. T’ju them të drejtën nuk kam menduar shumë në këtë drejtim edhe pse kam qenë pjesëmarrëse e kësaj gare për ta prezantuar Shqipërinë. Mirëpo, ja që kjo më erdhi papritur dhe jam shumë e gëzuar që arrita të kurorëzohem me çmimin “Miss Fotozhenia”.
Mendoni se ishit mjaft e përgatitur të sfiloni para një publiku të gjerë gjerman?
Në një farë mënyre modelimi më ka sjellë mjaft perspektivë dhe kam bërë një përvojë të madhe në të. Natyrisht, se përgatitjet për pjesëmarrjen time në “Queen of the World” ishin mjaft të mëdha dhe çdo gjë shkoi ashtu siç e kisha paramenduar më parë.
Si erdhi që ju të fitoni të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në një eveniment jashtë vendit?
Pas pjesëmarrjes në “Miss Shqipëria 2009”, unë hyra si imazh në agjencinë e modeleve shqiptare “AS'models” dhe aty fitova të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Nurburgring të Gjermanisë në evenimentin e "Queen of the World", i cili zhvillohet çdo vit vetëm në Gjermani.
I frikësoheshit konkurrencës meqë merrnin pjesë 55 shtete të botës?
Në këtë eveniment morën pjesë 55 miss-e nga e gjithë bota, vende nga më të ndryshmet. Sa i përket konkurrencës fare nuk e kam qenë e mllefosur dhe e frikësuar, ndonëse secila femër e ka atë bukurinë e vet dhe në fund juria zgjedh. Konkursi bazohet në fitimin e pesë kurorave si mbretëresha të botës. Unë nga gjashtë pikë maksimale për të fituar një kurorë arrita në pesë pikë dhe fitova çmimin "Miss Fotozhenia". Falënderoj ata që më dhanë këtë çmim që për mua do të thotë kjo.
Tani rrugët për të depërtuar në pistat botërore u janë hapur, cili është projekti i radhës?
Pas kurorëzimit të këtij çmimi sigurisht se më janë hapur rrugë jashtë vendit, po e vërej që modelimi gjithnjë po bëhet edhe më i suksesshëm. Tani më kanë ftuar për të marrë pjesë si modele në evenimentet dhe sfilatat e modës të organizuara në Frankfurt të Gjermanisë. Shpresoj që të kem sukses
Categories: