Edhe pak kohë ka mbetur nga deklarata që do të “nisë një epokë të re”.

Ish-fizikanti teorik i CERN-it, Prof. John Ellis ka hedhur pretendimin se rezultatet e fundit që do të nisin një epokë të ren në fizikën moderrne do të shpallen ditën e martë.

Sipas kësaj, kur rezultatet e fundit të bëhen publike, bozoni Higgs që quhet ndryshe edhe ‘Grimca e Zotit” do të jetë e mundur të vëzhgohet për herë të parë.

Në rast se pritjet e Profesorit Ellis dalin të vërteta, atëherë në fizikën moderne do të përjetohet një pikë kthesë.

Në laboratorin CERN të ndërtuar nëntokë në kufirin Zvicër-Francë, janë duke u bërë eksperimente që sfidojnë kufijtë e shkencës në sajë të makinerisë së quajtur “Përshpejtuesi i Madh i Hadronit”.

Bozoni Higgs i cili në fizikën moderne besohet se ekziston, por që ende nuk është vërtetuar, përmendet me emrin e fizikantit Peter Higgs i cili e propozoi këtë teori në Universitetin e Edinburgut rreth viteve 1960.

Bozoni Higgs, mbart rëndësi jetësore për konceptimin e elektroneve, fotoneve dhe grimcave teorike. “Bozoni Higgs” ndihmon të kuptojmë se edhe grimcat më të vogla se atomi kanë masën e tyre.

Arsyeja kryesore e ndërtimit të “Përshpejtuesit të Madh të Hadronit” për të cilin janë harxhuar me miliona lekë, është vërtetimi i Bozonit Higgs.

Ndërkohë, Pprofesori Ellis mendon se ata kanë arritur në shenjat e para për Bozonin Higgs.

Categories:

Leave a Reply