Kjo skenë mund të ngjajë aq e rëndomtë për sytë e kujtdo sa nuk do ta besonit nëse të njëjtin imazh do ta shihni edhe në videoklip. Kjo foto e këngëtares Adelina Tahiri prej ditësh po qarkullon në internet me titullin “Votoni fundshpinën më seksi”.

Sigurisht që Adelina ka marrë aq vlerësime sa nuk do ta merrnit me mend, gjithsesi për t’iu hequr të gjitha dyshimet e mundshme po ju shpjegojmë detajet e fotos.

Ajo është shkëputur nga një sekuencë videoklipi që këngëtarja bukuroshe e ka realizuar dhe, siç ndodh rëndom, shumë prej fotove pikante marrin rrugën drejt internetit dhe mund të komentohen në gjithfarë mënyrash, transmeton portali Zhurnal.

E veshur me të kuqe, Adelina ka marrë edhe komente të tipit “E kuqja tërbon edhe demin”. E, kur e mendon se kjo e kuqe është veshur mbi lëkurën e këngëtares, kjo thënie merr kontekste të ndryshme.

Categories:

Leave a Reply