Mediet amerikane me të madhe kanë shkruar për romancën mes këngëtares me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe vëllait të Kim Kardashianit, Robit, ndërsa thuhet se ata lidhjen e tyre do ta bëjnë publike gjatë një ndeje, e cila do të mbahet në Nju-Jork dhe në të cilën Rob do të jetë në rolin e DJ-it.


Kjo ka qenë ajo që më shumë ka zgjuar interesimin e medieve amerikane, pra postimi që Rita Ora ka bërë në llogarinë e saj në Twitter, që lidhet me seksin.

“Sapo kam bërë seks me tingujt e këngës sime të preferuar nga këngëtari Bob Marley”, kishte shkruar ajo.

Duket se Rita vërtet ka vendosur që të përdorë të gjitha hilet e Hollivudit, me qëllim që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe kjo më së miri arrihet kur flitet për seksin.

Në videon që shihni mështë, Rita Ora prezanton veten e saj dhe duket në kulmin e gëzimit.
                               

Categories:

Leave a Reply