Kryeministri është ndjerë keq dhe është larguar nga podiumi i ndihmuar nga shoqëruesit e tij, për shkak të një luhatjeje tensioni. Ai ka qendruar pak momente prapa skenës dhe më pas ka lënë Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga skorta e tij.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD, ka deklaruar se gjendja e të fiktit e kryeministrit ka ardhur si pasojë e një gjendjeje virale, që nuk ka vend

Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë

Sali Berisha
Kryetar i Partisë Demokratike për shqetësim.

Para se të ndërpriste fjalimin, kreu i qeverisë ka folur për krijimin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si ngjarjen më madhore në vitin 1990.

“Festojmë sot krijimin e partisë së parë pluraliste në Shqipëri. Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike”, deklaroi ai.

Por viti ’90, sipas kryeministrit, nuk është vetëm viti i themelimit të PD, por edhe i lirive dhe të drejtave të njeriut, që sot garantohen me Kushtetutë.

“Por viti 90 është edhe ditëlindja e lirive, kështu që sot ne nuk festojmë thjesht datën e themelimit të një partie, por ne kemi ditëlindjen e dytë, atë të lirive, ndërsa kombi ynë feston ngjarjen më të madhe në historinë e tij që nga 28 nëntori i 1992”, pohoi Berisha.

“Ne sot festojmë vitin e mrekullisë së lirive tona, të garantuara në Kushtetutë, si një vend që ka me dhjetra parti parlamentare e jashtëparlamentare”, u shpreh ai.

Kryetari i padiskutueshëm i PD theksoi se, sot Shqipëria është një vend i fjalës së lirë, votës së lirë, tolerancës fetare, i respektimit të plotë të të drejtave të minoriteteve, si dhe një shtet ku funksionojnë shteti ligjor e rendi kushtetues.

Më tej kreu i ekzekutivit përmendi një sërë arritjesh të shënuara nga kabineti i djathtë, që sipas tij e kanë futur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian.

“Shqipëria është vendi me të ardhura të mesme më të larta, është vendi me vdekjen foshnjore më të ulët, është vendi ku turizmi në vitet e fundit është 10-fishuar”, tha Berisha.

“Ne qëndrojmë të vendosur, që me reforma të thella të shohim Shqipërinë një vend të zhvilluar e të begatë. Arritjet në fushën e integrimit në vitet e fundit janë meritë e qeverisë së djathtë të Partisë Demokratike”, shtoi ai.

Categories:

Leave a Reply