Të gjitha detajet e reality show-t, sa do zgjasë, si do jetë shtëpia dhe rregullorja e re për banorët.
Sonte në darkë fillon edicioni i pestë i “Big Brother Albania”, një reality show i shumëpritur nga mbarë audienca shqipfolëse, meqë edhe vetë ky format ka bërë pjesëmarrës të tij shqiptarë me banim në Shqipëri dhe në çdo cep të botës ku ata jetojnë. Pas audicionesh të gjata, ku në duart e jurive kanë kaluar me mijëra aplikues, sonte do të shohim se si janë të përzgjedhurit e tyre dhe nëse shija e tyre do të përkojë me atë të publikut, si një nga kriteret bazë që ky spaktakël të ndiqet masivisht dhe të quhet i suksesshëm. Të jesh karizmatik para publikut dhe t’u përcjellësh atyre qenien tënde të vërtetë dhe pa shtirje, të shoqëruar me bagazhin tënd jetësor, është çelësi i suksesit për t’u pranuar dhe votuar nga teleshikuesit. Sonte në darkë do të fillojmë të krijojmë një ide nga prezantimet e tyre.
Pjesëmarrësit, nga 18 në 55 vjeç
Meqë ky format ka kaq popullaritet në Shqipëri, stafi i programit ka menduar të zgjerojë kufijtë minimalë dhe
maksimalë të moshës së pjesëmarrësve, në mënyrë që aty të gjejë veten çdo moshë. Në bisedat e banorëve mund ta gjejë vetën një adoleshent, një 30-vjeçar apo edhe një 55-vjeçar. Ndërkaq mbetet për t’u parë se si do të përshtaten në bashkëjetesë me njëri- tjetrin këto mosha kaq të largëta, ndonëse e dimë mirë sa e vështirë është marrëdhënia mes brezave edhe brenda një familjeje madje. Autori i programit, Rezart Aga, pohon se kjo zgjedhje ka qenë e qëllimshme në mënyrë që edhe spektri i problematikave, dëshirave, pritshmërive që kanë këta konkurrentë, të jetë sa më i larmishëm dhe interesant. Sonte pritet që të fillojnë garën rreth 15-16 konkurrentë, të cilët vijnë nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia, por ndonjërit prej tyre i është dashur të marrë më shumë se një avion për të qenë pjesë e këtij formati kaq popullor.
Ermal Merdani, djali që falë kurorës është mësuar me vëmendje mediatike
Ai do të ketë një hajmali me vete që shpreson shumë t’i sjellë fat, pikërisht varësja me ikonën e Shën Mërisë. Kjo varëse i solli fat edhe para dy vitesh, kur u shpall mister, dhe nuk do të kishte dyshime pasi zotëron sharmin dhe buzëqeshjen e një mashkulli jo si gjithë të tjerët. Ermal Merdani, “Mister Albania 2010” i shpallur në spektaklin e Vera Grabockës, pas dy vitesh fitore të kurorës ka vendosur të marrë pjesë në një sfidë tjetër, që do të jetë pikërisht loja në “Big Brother 5” që nis me natën e parë të spektaklit për këtë edicion, në ekranin e “Top Channel”. Burime konfidenciale kanë përmenduar emrin e misterit më të fundit shqiptar, që është pranuar të bëhet pjesë e kësaj loje. Me përmendjen e emrit të tij, natyrisht që kanë filluar dhe komentet e para, se si do ta përfaqësojë veten dhe si do të luajë Ermali në këtë “reality”, që edhe edicionet e mëparshme kanë vërtetuar se fiton ai që di të luajë në mënyrën më të paparashikueshme. Idenë për të marrë pjesë në një reality show, ai e ka shprehur që pas shpalljes mister duke pohuar se: “Jam tip aktiv, më pëlqen debati dhe ia vlen që njerëzit të më përjetojnë live”. Ndërkohë, nuk dimë nëse vendimi për të marrë pjesë në një show të tillë mund të jetë marrë nga ai me qëllimin për t’i hyrë botës së televizionit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i angazhuar në disa sfilata mode, ndonëse në të shkuarën nuk ka pasur asnjë lidhje me modën.
Kush është Ermal Merdani
Kur konkurroi në “Mister Albania”, ai u komentua shumë për buzëqeshjen unike, shumë e domosdoshme për një mister. Por nuk e dimë se sa i i buzëqeshur do të jetë ai në përballje me intrigat dhe lojën brenda BB. Po kush është Ermal Merdani? Ai ka lindur në Memaliaj dhe jeton prej shumë vitesh në Tiranë. Studimet i ka përfunduar për Gjermanisht dhe është diplomuar si Specialist-Kontabël. Ka jetuar për disa kohë në Gjermani, ndërkohë që punon si stilist flokësh në sallonin e tij në Tiranë, duke qenë se është pjesë e stafit të një qendre për artin bashkëkohor, me të cilën organizon aktivitete të ndryshme artistike. Vitin e kaluar, ai filloi studimet për Shkenca Politike, pasi e ka shprehur që përveç artit dhe së bukurës, i interesojnë në përgjithësi shkencat sociale. Ndërsa në përshkrimin që i ka bërë tipit të tij, ka pohuar se: “Tek vetja vlerësoj pozitivitetin dhe optimizmin që më karakterizon, të qenët një tip i hapur dhe pa komplekse, gjë që bën që njerëzit të më afrohen shumë shpejt dhe të kenë besim tek unë”. Gjithashtu ai nuk ka ngurruar të zbulojë anën tjetër të medaljes, që është kokëfortë dhe shumë këmbëngulës nëse do të arrijë diçka. Gjatë garës së misterit, për shkak të mbiemrit, pati thashetheme se ai ishte djali i këngëtarit Sherif Merdani, gjë që nuk ishte e vërtetë.
Çfarë mendon ai për femrat
Kohët e fundit, Ermali ka qenë i punësuar si menaxher i një lokali të njohur nate dhe natyrisht që ka pasur vëmendjen e shumë femrave në jetën e natës. “Për mua, femra vetë si qenie është diçka e bukur dhe çdo vajzë është e bukur në mënyrën e vet”, u shpreh ai në intervista të ndryshme, pasi fitoi kurorën e misterit. Si një personazh i intervistuar më parë, disa sekrete për femrat i ka zbuluar më herët. “Partnerja ideale do të ishte ajo femër e cila do të arrinte të më bënte ta imagjinoja veten pranë saj edhe pas 50 vjetësh”, ka pohuar ai. Ndërkohë që në lidhje me faktin nëse është ai që i ngacmon vajzat apo janë ato që shkojnë pas tij, ai ka pohuar se: “E kam humbur llogarinë, pasi ka shumë vajza që vijnë vetë dhe unë e vlerësoj këtë, pasi për mua është emancipim i femrës shqiptare. Ato e dinë çfarë duan dhe nuk e kanë problem ta kërkojnë atë”. Dhe ajo çfarë ai pëlqen tek një femër, është karakteri i fortë që fshihet pas një pamjeje të brishtë dhe shpeshherë të paragjykuar.
Read More ...
Falë ndryshimit të identitetit një shqiptar i ka shpëtuar vuajtes së dënimit deri ditën e djeshme kur policia italiane ka bërë arrestimin e tij. Besnik Zykaj pagëzuar me emrin Dino Binaj është arrestuar nga policia e Firences pasi kërkohej nga drejtësia shqiptare pasi ai duhej të vuante dënimin me burgim të përjetshëm.
Sipas Gazetës Shqiptare Gjykata e Shkodrës në vitin 1996 kishte vendosur për të burgim të përjetshmë për vrasjen e dy personave, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1994.
Read More ...
Një grusht arra përmbajnë gati dy herë më shumë antioksidues sesa çdo pemë tjetër me gëzhojë, por ekspertët thonë se njerëzit nuk hanë mjaft pemë të këtilla.
Arrat kanë dy herë më shumë antioksidues të quajtur polifenole, krahasuar me të gjitha llojet tjera të pemëve me gëzhojë.
Për këtë shkak, arrat ndihmojnë organizmin tonë në luftë kundër radikaleve të lira, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në plakjen e organizmit dhe shkaktojnë sëmundje të shumta, tregon një studim i bërë në Universitetin e Pensilvanisë.
Pemët tjera me gëzhojë sikur që janë bajamet, kikirikët, fëstëkët, lajthitë dhe arrat indiane po ashtu janë të pasura me thartira yndyrore të pangopura, me vitamina dhe proteina, por shkencëtarët tërheqin vërejtjen se problemi ka të bëjë me faktin që njerëzit nuk konsumojnë sa duhet kësi pemësh, shkruan “Independent”.
Një grusht arra përmbajnë gati dy herë më shumë antioksidues sesa çdo pemë tjetër me gëzhojë, por ekspertët thonë se njerëzit nuk hanë mjaft pemë të këtilla.
Ne sugjerojmë që njerëzit të hanë shtatë arra në ditë – thotë udhëheqësi i studimit Joe Vinson.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ngrënia e arrave zvogëlon shenjat e pleqërisë, si dhe na mbron nga sëmundjet e zemrës dhe disa llojeve të kancerit
Read More ...