Një grusht arra përmbajnë gati dy herë më shumë antioksidues sesa çdo pemë tjetër me gëzhojë, por ekspertët thonë se njerëzit nuk hanë mjaft pemë të këtilla. Arrat kanë dy herë më shumë antioksidues të quajtur polifenole, krahasuar me të gjitha llojet tjera të pemëve me gëzhojë. Për këtë shkak, arrat ndihmojnë organizmin tonë në luftë kundër radikaleve të lira, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në plakjen e organizmit dhe shkaktojnë sëmundje të shumta, tregon një studim i bërë në Universitetin e Pensilvanisë. Pemët tjera me gëzhojë sikur që janë bajamet, kikirikët, fëstëkët, lajthitë dhe arrat indiane po ashtu janë të pasura me thartira yndyrore të pangopura, me vitamina dhe proteina, por shkencëtarët tërheqin vërejtjen se problemi ka të bëjë me faktin që njerëzit nuk konsumojnë sa duhet kësi pemësh, shkruan “Independent”. Një grusht arra përmbajnë gati dy herë më shumë antioksidues sesa çdo pemë tjetër me gëzhojë, por ekspertët thonë se njerëzit nuk hanë mjaft pemë të këtilla. Ne sugjerojmë që njerëzit të hanë shtatë arra në ditë – thotë udhëheqësi i studimit Joe Vinson. Studimet e mëparshme kanë treguar se ngrënia e arrave zvogëlon shenjat e pleqërisë, si dhe na mbron nga sëmundjet e zemrës dhe disa llojeve të kancerit

Categories:

Leave a Reply