Shtreterit dhe llambat e solarit jane gjithnje ne sulm: Pas ndalimit te seancave te solarit artificial, vjen nje studim sipas te cilit rrezet ultraviolet te leshuara nga shtreterit e solareve shkaktojne deme ne shtresat e jashtme te lekures.
Efektet e tyre, pra, nuk jane te dukshme ne siperfaqe dhe per kete arsye jane edhe me te demshme se sa eshte menduar deri tani.
Kete e thone ekspertet e King's College ne Londer, ne nje kerkim te publikuar ne "Journal of Investigative Dermatology".
Studiuesit shpjegojne se eshte i njohur prej kohesh rreziku i rrezeve UVB, pergjegjes per demin e pergjithshem te lekures.
Rrezet UVA te leshuara gjithashtu nga llambat solare, shpesh jane konsideruar si relativisht te pademshme.
Por tani rezulton se ky rrezatim mund te shkaktoje nje rrezik te madh te kancerit te lekures sepse depertojne ne zonat e thella ku qelizat ndahen per te krijuar shtresa te reja te lekures, dhe kjo shkakton deme te AND-se.
Verifikimi eshte kryer mbi 12 vullnetare te cilet u perballen me krahasimin e demshem te rrezeve UVA dhe UVB.
Antony Young, nje nga kerkuesit, ka deklaruar se: ”Rrezet Uva ne te kaluaren jane perkufizuar si shume te rrezikshme per lekuren. Ajo qe po themi eshte se shkatojne deme serioze per AND-ne e lekures, sidomos ne shtresen me te thelle.
Ato ne nivelin e shtresave te siperme nuk jane kaq te rendesishme sepse behet fjale per lekuren ne procesin e vdekjes.
Ndersa rrezatimi Uva, perqendruar ne shtresat me te thella, mund te shkatojne deme te renda pa djegur shtresat e jashtme, pa u vene re.
Categories: