Në tremujorin e kaluar Microsoft ka pasur fitime të përgjithshme prej 16.20 miliardë dollarësh dhe shitje të mira të Windows 7 e Office 2010.
Microsoft raporton për fitime rekorde në tremujorin e kaluar, i cili ka përfunduar më 30 shtator të këtij viti.Tremujori i përmendur fiskal llogaritet si i pari për vitin fiskal 2011, e në të ka pasur gjithsej 16.20 miliardë dollarë, respektivisht 25 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë, fitimi neto 5. 41 miliardë dollarë, është rritur prej 51% krahasuar me vitin e kaluar.Fitime të shkëlqyera kane dhe nga shitja e Office 2010 dhe Windows 7,si dhe rritje prej 38 % e shitjes së konzolës së lojërave Xbox 360.
Suksesit financiar i ka kontribuar edhe pjesëmarrja çdo ditë e më e madhe e makinës së kërkimit Bing dhe fuqizimi i partneritetit me Yahoo.
Categories: