TIRANE - Sot patriarku i letrave shqipe, Dritero Agolli, mbush 80 vjec. Akademia e Shkencave ka organizuar sot nje veprimtari te posacme per anetarin e saj te nderuar, ndersa jane te panumert ata qe e urojne shkrimtarin e madh per ditelindje.
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha i ka uruar sot ditelindjen e 80-te shkrimtarit te madh, Dritero Agolli.
Basha ka vizituar sot paradite shkrimtarin ne banese ku i ka shprehur urimet per ditelindje. Kryetari i Bashkise ka vleresuar lart figuren e shkrimtarit, duke e cilesuar nje figure shume te dashur publike. “Agolli eshte nje personalitet me vizion te kthjellet dhe i pandikuar nga interesat e castit”.
Akademia e Shkencave e Shqiperise ne bashkepunim me ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ka organizuar sot ne sallen " Aleks Buda" nje takim jubilar me rastin e 80-vjetorit te lindjes se shkrimtarit dhe akademikut, Dritero Agolli. Ne kete veprimtari kane marre pjese edhe ministri i Kultures Aldo Bumci dhe perfaqesues te institucioneve qendrore te shtetit dhe te kultures shqiptare.
Dritero Agolli lindi ne Menkulas te Devollit. Pasi mori mesimet e para ne vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastres, nje shkolle me mjaft tradite. Studimet e larta per letersi i mbaroi ne Peterburg. Ka punuar shume kohe gazetar ne gazeten e perditshme "Zeri i popullit", dhe per shume vjet ka qene Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.
Per tridhjete vjet me radhe Dritero Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare eshte mjaft e pasur ne gjini e lloje te ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenare filmash etj. Eshte fitues i disa cmimeve dhe i nderimeve te tjera. Disa prej veprave me te rendesishme te tij jane perkthyer ne Perendim e ne Lindje.
Dritero Agolli hyri qe ne fillim ne letersine shqiptare (vitet 60) si nje protagonist i saj, duke i ndryshuar permasen e se ardhmes. Agolli krijoi nje model te ri vjersherimi ne problematike dhe ne mjeshterine letrare, gershetoi natyrshem vlerat tradizionale te poezise me menyra te reja te shprehjes poetike. Thjeshtesia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmerise jane shtyllat e forta ku mbeshtetet poezia e tij.
Categories: