KORCE - Mbremja e kaluar ne nje disko te Korces ka perfunduar me nje sherr me arme midis nje grupi te rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne qender te qytetit ku pas nje konflikti me arme mes nje grupi te rinjsh jane plagosur 3 persona ndersa ne pranga kane rene edhe dy autoret e ngjarjes.

Ne momentin e konfliktit eshte ndodhur dhe ka nderhyre per te parandaluar konfliktin edhe nje oficer polcie, i cili gjate nderhyrjes ka mbetur i plagosur me arme zjarri. Mesohet se te plagosur me arme zjarri tashme jane jashte rrezikut per jeten.

Arrestimi i dy personave D.Muhameti dhe N.K 19-vjec dhe e bashkepunetorit te trete eshte bere per veprat penale ‘vrasje me dashje e mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim’ dhe ‘armembajtje pa leje’.

Ne gjendje te lire per vepren penale te moskallezimit te krimit eshte marre edhe pronari i diskos Olger Buleci,33-vjec, pasi ka pare ngjarjen dhe ka njohur personat e konfliktit dhe nuk ka treguar per rrethanat per te cilat ka ndodhur ajo.

Sipas policise jane plagosur shtetasit N. Samara, D. Metko, E.Shehu si dhe nje efektiv policie identiteti i te cilit nuk behet ende i ditur.

Nderkohe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Categories:

Leave a Reply