TIRANE - Nis sot viti i ri akademik 2011-2012 ne 42 universitetet ne te gjithe vendin. Rreth 23 mije studente, do te ulen per here te pare ne 11 universitetet publike te vendit per te ndjekur ciklin e pare te studimeve me kohe te plote, ndersa pritet qe ne ditet ne vazhdim te regjistrohen edhe 2 mije te tjere, pas plotesimit te formularit A3.

Ndersa ne total per kete vit akademik jane rreth 34 500 vende studimi (kuota) per nivelin e pare te studimeve universitare (Bachelor) ne universitetet publike.

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dje ka pershendetur studentet dhe pedagoget me rastin e nisjes se vitit te ri akademik 2011-2012.

Duke theksuar arritjen per shtimin e kuotave ne universitete, ministri Tafaj tha se sfide per arsimin e larte mbetet rritja e cilesise.

“Cilesia kerkon me shume auditore, laboratore biblioteka dhe kapacitete te tjera dhe qeveria eshte e angazhuar per rritjen e investimeve ne arsimin e larte, ajo i ka akorduar kampuse 5 universiteteve publike ne vend”, theksoi ne fjalen e tij Tafaj.

Ne total ne kete vit akademik sistemi i arsimit te larte publik do te pranoje rreth 52 mije studente te rinj ne te tre ciklet e studimeve, shifer kjo qe eshte e barabarte me numrin total te studenteve qe kishte Shqiperia ne vitin 2004.

Categories:

Leave a Reply