Fshati kinez i Guangxi Daluo ne provincen e Bama njihet si vendi banoret e te cilit kane fat dhe jetegjatesi te larte. Ne fakt ne fshatin prej 238 mije banoresh ka 74 mbi moshen 100 vjec. Per kete arsye ky fshat eshte zgjedhur si qyteti i jetegjatesise nga shoqata nderkombetare e mjekesise natyrale.
Te vjetrit e fshatit tregojne se shkak per kete jetegjatesi te theksuar per nje krahine te Kines, ku kushtet e jeteses ne pergjithesi jane vertete modeste, eshte uji i bekuar nga disa peshq misterioze ne ujerat e Yuan Fu Dong, Shpella e Fatit. Si zakonisht te rinjte e mohojne menjehere kete justifikim duke e etiketuar si nje legjende urbane. Por mesa duket peshku alien ( sic e quajne banoret e zones ) eksiston ne te vertete.
Shkencetaret kane peshkuar ne ujerat e shpelles kohet e fundit nje qenie shume te cuditshme, qe me sa duket eshte nje lloj i ri peshku, i panjohur nga bota akademike, ose mendojne se mund te jete nje mutacion i panjohur.
Ndoshta legjenda qe qarkullon goje me goje nga pleqte e fshatit eshte e vertete dhe tashme kemi edhe nje specie te re, peshkun alien.
Categories: