Nje student italian eshte perfshire ne librin e rekordeve “Guinnes”, per postimin me me shume komente ndonjehere ne “Facebook”.
I quajtur Roberto Esposito, 26-vjecarit i mberriten me shume se 389 mije komente ne tre muaj, midis janarit dhe marsit 2011.
Duke llogaritur komentet e dyfishta, numri i komenteve shkoi deri ne 540 mije.
Per te arritur kete rekord krejt te vecante, Roberto eshte ndihmuar edhe prej tre faqeve te tij personale ne internet, me barcaleta dhe video nga incidente qesharake.
”Shkruajten gjithcka, disa luajten mendsh. Me pas, u shnderrua e lehte te shtohej numri i postimeve pasi hyne edhe njerez qe donin te shfrytezonin postimin per arsye publicitare. Ne cdo nje mije komente, une shtoja nje nga vetja, duke i nxitur njerezit qe te vazhdonin te shkruanin ende.
Me pas, postimet u shnderruan ne nje chat ku shkruhej cfaredo. Statusi fillestar humbi krejtesisht dhe neper te dolen me mijera tema te tjera”.
Categories: