Tashme qe stina e vjeshtes ka trokitur dhe temperaturat po vijojne te bien, sistemi yne imunitar behet me i prekshem nga virozat e stines. Studimet e bera nga dietologet kane treguar efektet pozitive te bimeve dhe ushqimeve ne shendetin tone, si stimulues te sistemit imunitar, por edhe te efektshme kunder gripit dhe te ftohurit.
Dietologu David Grotto nga Cikago, ne botimin e tij me te fundit ka permbledhur 101 ushqime te dobishme per shendetin. Balkanweb, ne baze te librit te Grottos, rekomandon 10 produkte dhe ushqime qe jane te njohura per efektet e tyre kunder gripit.
1.Hudhra
Pavaresisht aromes se keqe hudhra eshte shume e shendetshme per organizmin, pasi ajo permban fitokimikate te cilat vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojne kancerin.
2. Kerpudhat
Kerpudhat, permbajne beta-glukane, te cilat mund te perforcojne aftesine tuaj per te luftuar gripin dhe te ftohurin. Sipas studimeve te bera ka rezultuar se kerpudhat forcojne sistemin mbrojtes dhe shkaterrojne qelizat qe shkaktojne semundje.
3. Caji
Ne te vertete caji eshte i njohur nga te gjithe, per efektet e tij kunder gripit dhe te ftohurit, pasi ai eshte i pasur ne kalori. Caji permban polifenole, kurse ato antioksidante mbrojtes. E rendesishme eshte te njihet menyra dhe masa e duhur per pergatitjen e tij, per te marre rezultatin e deshiruar.
4. Tershera
Tershera eshte e pasur ne fibra, ajo permban vitaminat E dhe B, si dhe nje numer mineralesh dhe beta-glukanesh, te cilat forcojne sistemin imunitar te njeriut.
5. Manaferra
Per ekspertet e Mjekise Popullore kjo frute eshte e pasur me vitamina dhe mineralet baze per organizmin e njeriut. Manaferrat bejne te mundur uljen e kolesterolit ne organizem si dhe kontrollon nivelin e yndyres ne gjak. Kjo frute lufton gripin dhe te ftohurit.
6. Lakra
Jo pak, por 22 kalori mund te perftoje gjithsecili nga ne nese konsumon qofte edhe 30 grame laker te gatuar. Lakra permban perberes qe stimulojne prodhimin e enzimave ne organizem, te cilat reduktojne simptomat gripale.
7. Mjalti
Mjalti ka aftesi kuruese per vete vitaminen B qe permban. Mjalti permban veti dizinfektuese per plage, gervishtje te lekures dhe triumfon mbi 7 lloje te ndryshme bakteresh. Pervec sherimit te jashtem, mjalti ka edhe veti kuruese te brendshme, si ne qetesimin e stomakut. Keshtu do ishte e rekomandueshme 2 luge caji mjalte ne dite.
8. Proteina e hirres
Proteina e hirres eshte nje zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon ne perteritjen e muskujve dhe zhvillimin e tyre. Studimet kane treguar gjithashtu qe ato mund te risin sistemin imunitar, neutralizojne efektet rrenjesore.
9. Elbi
Nje tjeter burim i fibrave dhe beta-glukozeve, elbi ka treguar qe permireson imunitetin, aq mire sa kolesteroli i ulet. Antioksiduesit qe jane gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojne qelizat nga demtimi. Elbi mund te shtohet lehtesisht tek supat, mishi i zier dhe sallatat.
10. Patatja e embel
Patatet e embla jane perplot me fibra dhe imunizojne sistemin, rrisin betakarotinen. Shikoni per patate me lekure te erret, te cilat permbajne nje sasi te madhe betakarotine.
Categories: