Dj i Genta Ismailit jep edhe ai versionin e ngjarjes, me te cilen tani po merret edhe policia.“Ate nate ka qene shume nervoze, se u ndiente shume si nje Diva dhe eshte nervozuar kur ka ardhur te kendoje, nuk i ka pelqyer vendi, e ne ate vend kemi qene edhe vitin e kaluar ne restorant “Rozafa”.
Une e kam marre veturen dhe kemi shkuar deri ne qender te Malisheves tek qarkorja kam bere nje rreth dhe jam kthyer perseri nga restoranti dhe kemi vazhduar ngadale dhe i kam thene Gentes si propozim te ndalemi diku ne nje parking, i ndalem dritat dhe i thash qe nuk te sheh askush, ajo filloi te bertase pse i ndal dritat a nuk mundesh te vozitesh, ka thene shume fjale banale, dhe me ka thene çohu dil prej makines dhe me jep çelsat duke dashur te me lere vetem ne Malisheve, atehere une kam kundershtuar nuk i kam dhene çelsat duke i thene se makina nuk eshte e jotja”, keshtu e sqaron rastin e incidentit mes tij dhe kengetares se njohur Genta Ismajli.
Rasti eshte paraqitur ne polici dhe tash me kete çeshtje po merret gjykata e cila se shpejti do te hap lende ku edhe do te zbulohet fajtori. 25 vjeçari vazhdon punen si Dj, ndersa ne anen tjeter eshte duke mbaruar studimet ne fakultetin juridik.
Categories: