Prindërit e Arnold Schwarzenegger kanë menduar se ishte homoseksual, pasi në adoleshencë adhuronte meshkujt që merreshin me bodybuilding dhe në dhomën e tij kishte dhjetra postera të tyre. Siç shkruan Dailymail, nëna e tij Aurelia madje i telefonoi një mjeku për këtë problem siç e quanin ata, tejet shqetësues.
Por mesa duket, "Terminatori" i ardhshëm ishte vetëm i fiksuar pas krijimit të një trupi muskuloz. Përsa i përket babait, aktori shprehet: "Ai donte që të merresha me diçka më të dobishme. Pse nuk bën një punë të dobishme në vend që të merresh me stërvitje të pavlerë."
Por, stërvitja nuk ishte dhe aq e pavlerë sepse 65-vjeçari fitoi 4 herë titullin Mister Univers, Mister Olympia 7 herë, dhe kjo famë i hapi rrugën e kinematografisë, transmeton as. Ai ka luajtur në dhjetra filma aksion e komedi në vitet '80-'90 përfshi edhe "Total Recall" dhe "True Lies".

Categories:

Leave a Reply