Reperi 50 Cent është tallur me zgjidhjen e Kanye West për të dalë me Kim Kardashian, si dhe me këngën “Perfect Bitch” që ai ia ka kushtuar asaj.
Ylli i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, gjithmonë ka qenë rival muzikor me Kanye, por tash mund të krijojë një zënkë më të madhe pasi e ka quajtur të dashurën e tij “pleh”.
“Mendoj… nëse ai njeri ndjen se ajo është e përkryer, atëherë ajo është e përkryer. Ai mund ta mendojë këtë dhe ju përfundoni duke i kënduar fjalët, pasi ai është Kanye”, ka thënë 50 për revistën XXL.
Reperi ka vazhduar duke thënë se ajo çfarë konsiderohet e bukur nga një mashkull, mund të shihet si e shëmtuar nga një tjetër.
“E dini si është kjo? Një pleh i një burri është thesari i një tjetri”, ka shtuar më tej 50 Cent.
Categories: