Të gjitha femrat kërkojnë të duken të reja edhe…pse mbi kurriz kanë shumë vite. Në ndihmë të tyre vjen një zbulim se kivi zhduk vitet nga fytyra.
Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.
Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.
Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret. Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojë shkurt, dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Categories:

Leave a Reply